Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike të hënën, më 16 nëntor në disa zona të Kosovës.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen për shkak të punimeve në projekte investive dhe ndërhyrjeve të palëve të treta në rrjetin elektrik.
E hënë, 16 nëntor 2026
Dragash – Ndërprerje deri në tetë orë
Nga nënstacioni TS 35/10 kV Sharri (Dragash) do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike në daljen 10 kV Bresana, me kod 30036007.
- Orari: 09:00 – 17:00
- Zonat e përfshira: Zaplluxha, Struzha, Kuklibegu, Kuku, Buzezi, Brodosana dhe Blaçi.
- Arsyeja: Ndërrimi i ndarësve, shkarkuesve dhe realizimi i punimeve të tjera elektrike në kuadër të projektit LOT.
Ferizaj – Ndërprerje dyorëshe
Nga nënstacioni TS 110/35/10 kV Bibaj do të ndërpritet dalja 10 kV Qyteti, me kod 40000001.
- Orari: 09:00 – 11:00
- Zonat e përfshira: Rrugët “Zejnulla Zejna”, “Rexhep Bislimi”, “Luigj Gurakuqi”, “Ilir Konushevci”, “Gursel e Bajram Sylejmani” dhe “Ali Hadri”, si dhe zona përgjatë magjistrales Ferizaj–Kaçanik, Fshati i Vjetër dhe Bibaj.
- Arsyeja: Realizimi i punimeve nga pala e tretë, sipas projektit të aprovuar PEE.
Gjakovë – Ndërprerje gjashtëorëshe
Nga nënstacioni TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërpritet dalja 10 kV Ereniku, me kod 80080011.
- Orari: 10:00 – 16:00
- Zonat e përfshira: Qerimi dhe rruga “Fehmi Agani”.
- Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit Feeder 2.

