Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria merr vendime të rëndësishme për energjinë: Ndalon tregtimin me kompani të lidhura me Serbinë dhe shpall masa emergjente

Qendra Info by Qendra Info
16/11/2026
in Lajme
0
Qeveria merr vendime të rëndësishme për energjinë: Ndalon tregtimin me kompani të lidhura me Serbinë dhe shpall masa emergjente
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e së hënës, më 16 nëntor, përfshirë ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrje të lidhura me Serbinë, shpalljen e masave emergjente për furnizimin me energji dhe miratimin e disa projektligjeve e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në mbledhjen e njëmbëdhjetë, ekzekutivi ka miratuar vendimin që ndalon blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike me ndërmarrjet që identifikohen sipas kritereve të përcaktuara, përfshirë tregtimin përmes tranzitit apo rishitjes në shtete të treta.

Sipas vendimit, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) obligohet të identifikojë ndërmarrjet e sektorit energjetik që kanë kompani amë të regjistruara në Serbi, funksionojnë si degë të kompanive serbe ose kanë lidhje të drejtpërdrejta apo të tërthorta me persona fizikë dhe juridikë të regjistruar në Serbi.

Megjithatë, nga ky ndalim përjashtohen aktivitetet që burojnë nga marrëveshjet për energjinë të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit, përfshirë marrëveshjen e vitit 2013 dhe udhërrëfyesin e vitit 2022.

Masa emergjente për energjinë për 60 ditë

Qeveria ka miratuar gjithashtu shpalljen e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike, të cilat do të vlejnë për 60 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit.

Një vendim tjetër e obligon Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) të sigurojë kapacitete ndërkufitare të transmisionit, me qëllim adresimin e mungesës së prodhimit të planifikuar nga njësia B1 e Termocentralit “Kosova B”.

Marrëveshje me Francën dhe projektligje për drejtësinë

Në fushën e drejtësisë, Qeveria ka miratuar projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve me Francën për ekstradimin dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Po ashtu, janë miratuar projektligjet për ratifikimin e konventave ndërkombëtare që lidhen me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore, zgjedhjen e gjykatës kompetente dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.

Ekzekutivi ka miratuar edhe projektligjin për ratifikimin e protokollit që ndryshon marrëveshjen mbi statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Ndryshime në sigurimin e depozitave bankare

Qeveria ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit për sigurimin e depozitave në institucionet financiare.

Sipas njoftimit, ndryshimet synojnë forcimin e mbrojtjes së depozitorëve dhe stabilitetit financiar, përmes përditësimit të rregullave për kompensimin, financimin dhe administrimin e Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës.

Bursa për studentët dhe identiteti digjital

Në mbledhje është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e Masës 3.8, që lidhet me bursat e mobilitetit për studentët në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Gjithashtu, është miratuar koncept-dokumenti për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe kuletën e identitetit digjital, me synimin që legjislacioni i Kosovës të përafrohet me rregulloren evropiane eIDAS 2.0.

Mbi 1.3 milion euro për sigurinë e ujit

Qeveria ka miratuar ndarjen e 1,375,726.22 eurove për projektin “Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit”, me qëllim përmbushjen e obligimeve financiare për punët e realizuara.

Po ashtu, është miratuar kërkesa e Komunës së Fushë Kosovës për transferimin e 406 mijë eurove.

Ndër vendimet e tjera janë miratimi i Projektligjit Kundër Dukurive Negative në Sport, ndryshimet në rregulloren për emergjencat radiologjike, raporti i vlerësimit të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë dhe vendosja e regjimit të vizave për shtetasit e Belizesë.

Qeveria ka miratuar gjithashtu një projektligj që synon racionalizimin dhe forcimin e llogaridhënies së agjencive ekzekutive dhe institucioneve përkatëse.

Related

Previous Post

Diplomati britanik paralajmëron: Evropa duhet të flasë me Putinin para se të jetë tepër vonë

Next Post

Kurti paralajmëron themelimin e Fondit për Inovacion: Mbi 118 mijë biznese të regjistruara në Kosovë gjatë dekadës së fundit

Next Post
Kurti paralajmëron themelimin e Fondit për Inovacion: Mbi 118 mijë biznese të regjistruara në Kosovë gjatë dekadës së fundit

Kurti paralajmëron themelimin e Fondit për Inovacion: Mbi 118 mijë biznese të regjistruara në Kosovë gjatë dekadës së fundit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.