Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

MASh hap thirrjen për kuponë falas për kopshte: Kush mund të aplikojë dhe deri kur është afati?

Qendra Info by Qendra Info
20/11/2026
in Lajme
0
MAShTI njofton: Mbi 183 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore, pagesat e para fillojnë sot
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen për Programin e Kuponëve për kopshte, përmes të cilit familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale mund të sigurojnë edukim falas për fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç në kopshte private dhe publiko-private të licencuara.

Programi u mundëson familjeve përfituese të asistencës sociale që t’i regjistrojnë fëmijët në kopshtin e zgjedhur prej tyre, me pagesë të mbuluar plotësisht nga programi, pa kosto për prindërit.

Thirrja vlen për familjet që banojnë në këto komuna: Vushtrri, Gjilan, Prishtinë, Pejë, Drenas, Lipjan, Ferizaj, Shtime, Viti, Fushë Kosovë, Suharekë, Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Klinë, Prizren, Obiliq dhe Podujevë.

Kush ka të drejtë të aplikojë?

Për të përfituar nga programi, familja duhet të jetë përfituese e Skemës së Asistencës Sociale, ndërsa fëmija duhet të plotësojë kriterin e moshës dhe të ketë vendbanimin në komunën ku aplikon për vijimin e kopshtit.

Aplikimi mund të bëhet edhe para se fëmija t’i mbushë 3 vjet, përkatësisht nga mosha 2 vjeç e 6 muaj, deri në moshën 5 vjeç e 6 muaj. Megjithatë, fëmija duhet ta nisë vijimin në kopsht në moshën 3-vjeçare dhe ta përfundojë atë kur të fillojë edukimin e detyrueshëm parafillor ose fillor në një institucion publik arsimor.

Mbështetje edhe për transportin

Përveç mbulimit të plotë të pagesës së kopshtit, programi parasheh edhe mbështetje për transportin e fëmijëve që banojnë larg institucionit të përzgjedhur, në rastet kur plotësohen kriteret e përcaktuara në thirrje.

Ministria thekson se pjesëmarrja në këtë program nuk ndikon në përfitimet që familjet i marrin nga Skema e Asistencës Sociale.

Familjet që kanë përfituar më parë duhet të riaplikojnë

Familjet që tashmë janë pjesë e programit, si dhe ato që kanë përfituar gjatë vitit shkollor 2025/2026, duhet t’i konfirmojnë dhe përditësojnë të dhënat dhe dokumentacionin në platformën e-Kosova, nëse fëmijët e tyre tani i përkasin grupmoshës 5–6 vjeç dhe ende nuk e kanë filluar edukimin e detyrueshëm parafillor në një institucion publik.

Sipas MASh-së, këto familje nuk do t’i nënshtrohen sërish përzgjedhjes së rastësishme. Mbështetja do të vazhdojë automatikisht, për aq kohë sa plotësohen kushtet e programit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Aplikimi është i hapur nga 19 nëntori deri më 10 dhjetor 2026 dhe duhet të bëhet nga prindi ose kujdestari ligjor përmes platformës e-Kosova.

Aplikimi online: https://rks-gov.net/596

Për ndihmë gjatë procesit të aplikimit, prindërit mund t’i drejtohen Qendrës për Punë Sociale në komunën e tyre.

Thirrja e plotë dhe kriteret e aplikimit janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: https://mash.rks-gov.net/

Për informata shtesë:

  • Telefoni: 038 200 65048
  • Email: programiikuponave@rks-gov.net

Related

Previous Post

Trump u thotë liderëve evropianë: “Putini dëshiron t’i japë fund luftës, është lodhur nga konflikti”

Next Post

Agjencia detare amerikane paralajmëroi për rritjen e kostove të sigurimit si pasojë e bllokadës ndaj Iranit

Next Post
Hormuzi në krizë: Irani mbyll sërish ngushticën, tensione dhe të shtëna ndaj tankerëve

Agjencia detare amerikane paralajmëroi për rritjen e kostove të sigurimit si pasojë e bllokadës ndaj Iranit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.