Të mërkurën në Kosovë pritet shtim gradual i vranësirave, ndërsa në orët e vona të pasdites dhe gjatë mbrëmjes parashihen reshje lokale shiu.
Në disa zona, për shkak të pranisë së masave të ftohta ajrore, reshjet fillimisht mund të jenë në formë të fjollave të borës, për të kaluar më pas në reshje shiu, të cilat pritet të intensifikohen gjatë ditës së enjte.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -4°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 6°C.

