Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës sot

Qendra Info by Qendra Info
25/11/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
45
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, e mërkurë, më 25 nëntor 2026, do të kryhen punime të planifikuara për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit energjetik, si rezultat i të cilave disa lokalitete do të mbesin përkohësisht pa energji elektrike.

Ndërprerjet do të përfshijnë rajonet e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, Gjakovës dhe Gjilanit, ndërsa në disa lokalitete do të zgjasin deri në nëntë orë.

Punimet përfshijnë përforcimin e linjave elektrike, pastrimin e traseve, eliminimin e defekteve, instalimin e kabllove të tensionit të mesëm dhe kyçjen e trafostacioneve të reja.

Ky është orari i plotë i ndërprerjeve sipas rajoneve:

Rajoni i Prishtinës

Koliq – Keqekollë dhe lokalitetet përreth

Nga ora 10:00 deri në 15:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:

  • Prapashticë;
  • Marec, përfshirë lagjen Bullaj;
  • Keqekollë, përfshirë zonën te fabrika e kafesë;
  • Hajkobillë;
  • Gllogovicë;
  • Dabishec;
  • Rrugën “Ibrahim Fehmiu”.

Fushë-Kosovë

Nga ora 08:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët në rrugët “Tahir Zemaj” H1, “Muharrem Fejza”, “Pjetër Budi” OB-1 B10, “Skënder Havolli”, “Ajet Muharremi” dhe “Gjergj Fishta” H1.

Ndërprerjet do të përfshijnë edhe trafostacionet dhe objektet afariste të Hysen Haxhajt – ACL, F.K. Kulla III, Lulzim Tafës – Model Slovenia, Bajram Tafës – Model Slovenija Holding, Argjend Sylajt – Mendi, “Norvegjezët”, Besart Shabanit – Orienti Construction dhe Sokol Gashanit – AL Trade Center.

Arsyeja: Përforcimi i linjës së tensionit të mesëm, kyçja e trafostacionit Fatmir Kelmendi dhe përfundimi i segmentit të linjës deri te trafostacioni Naser Hajdini.

Rajoni i Pejës

Klinë – Zajm dhe fshatrat përreth

Nga ora 10:00 deri në 15:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:

  • Zajm;
  • Videjë;
  • Potërq të Poshtëm;
  • Potërq të Epërm;
  • Polcë;
  • Grabanicë;
  • Dugojevë;
  • Drenoc;
  • Dollovë;
  • Deiq;
  • Bokshiq.

Arsyeja: Pastrimi i trasesë së linjës elektrike.

Rajoni i Ferizajt

Shtërpcë

Nga ora 10:00 deri në 15:00, pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët në Viqë, Sushicë, Gotovushë, Firajë, Drekoc, Brod, Biti të Poshtme dhe Biti të Epërme.

Arsyeja: Eliminimi i defekteve dhe parregullsive të identifikuara gjatë inspektimit të rrjetit me dron.

Ferizaj – Prelez dhe Talinoc

Nga ora 09:00 deri në 16:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:

  • Prelez të Muhaxherëve;
  • Prelez të Jerlive;
  • Muhoc;
  • Magjistralen Ferizaj–Prishtinë;
  • Talinoc të Muhaxherëve;
  • Talinoc të Jerlive;
  • Rrugën e Reçakut, përfshirë lokalin 1.

Arsyeja: Instalimi i kabllove të tensionit të mesëm 10 (20) kV.

Lipjan – Punime nga pala e tretë

Nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në rrugët dhe zonat:

  • “Zylfije Gashi”;
  • “Tahir Sinani”;
  • “Skënderbeu”;
  • “Shën Flori”;
  • “Mbreti Zog”;
  • “Lidhja e Prizrenit”;
  • “Komandant Kumanova”;
  • “Isa Olluri”;
  • “Haxhi Kleçka”;
  • “Avdi Kelmendi”;
  • “Adem Jashari”;
  • “1 Maji”;
  • Ulpiana.

Arsyeja: Rikonfigurimi i furnizimit me energji elektrike të trafostacionit 442 dhe kalimi i tij në linjën Model Slovenia, sipas kushteve elektroenergjetike.

Rajoni i Gjakovës

Cërmjan dhe lokalitetet përreth – nëntë orë pa energji elektrike

Nga ora 09:00 deri në 18:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:

  • Zhdrell;
  • Zhabel të Vjetër;
  • Zhabel;
  • Rrugën “Wesley Clark”;
  • Shqiponjë;
  • Rashkoc;
  • Qerim;
  • Meqe;
  • Krelan;
  • K. Doblibar;
  • Gërgoc;
  • Doblibare;
  • Cërmjan;
  • Bordosanë;
  • Bec;
  • Bare të Madhe;
  • Bardhaniq;
  • Vraniq.

Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit “Feeder 2”.

Rajoni i Gjilanit

Viti – Gërmovë, Goshicë dhe lokalitetet përreth

Nga ora 10:30 deri në 14:30, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:

  • Gërmovë – te ura, kulla dhe varrezat;
  • Sadovinë të Jerlive – te shkolla dhe përmendorja;
  • Sadovinë të Muhaxherëve;
  • Goshicë – te kulla dhe shkolla;
  • Vërban – lagjet Sokoli, Kezët dhe zona te shkolla;
  • Buzovik – lagjja “Te Bilalli”;
  • Binçë dhe Binçë të Re;
  • Shushtë;
  • Debëlldeh – hyrja, lagjja Hasani dhe qendra e skijimit;
  • Fetëve, Shavarinët dhe Jasharët.

Ndërprerjet do të prekin gjithashtu konsumatorët dhe objektet afariste: Habibi, Fabrika e Armaturës – Sherif Fetahu, NP “Sadovina”, N.P.T.SH. “Graniti” – Mentor Berisha, Pompa Lindi, Mobileria, Plastika, Pompa Zymeri, Fluidi, Enver Haziri, Islam Ferat Hyseni, hidrocentrali në Shushtë dhe LDPE-Plast në Begracë.

Arsyeja: Kyçja e trafostacionit të ri në kuadër të projektit D.M.26.06.07 në Goshicë.

Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerjet janë të përkohshme dhe lidhen me realizimin e punimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Burimi: KEDS

Related

Previous Post

E mërkura me vranësira, në mbrëmje priten reshje shiu dhe bore

Next Post

Kurti për 28 Nëntorin: Marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore dhe strategjike, kemi 190 marrëveshje të përbashkëta

Next Post
Kurti për 28 Nëntorin: Marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore dhe strategjike, kemi 190 marrëveshje të përbashkëta

Kurti për 28 Nëntorin: Marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore dhe strategjike, kemi 190 marrëveshje të përbashkëta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.