Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, e mërkurë, më 25 nëntor 2026, do të kryhen punime të planifikuara për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit energjetik, si rezultat i të cilave disa lokalitete do të mbesin përkohësisht pa energji elektrike.
Ndërprerjet do të përfshijnë rajonet e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, Gjakovës dhe Gjilanit, ndërsa në disa lokalitete do të zgjasin deri në nëntë orë.
Punimet përfshijnë përforcimin e linjave elektrike, pastrimin e traseve, eliminimin e defekteve, instalimin e kabllove të tensionit të mesëm dhe kyçjen e trafostacioneve të reja.
Ky është orari i plotë i ndërprerjeve sipas rajoneve:
Rajoni i Prishtinës
Koliq – Keqekollë dhe lokalitetet përreth
Nga ora 10:00 deri në 15:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:
- Prapashticë;
- Marec, përfshirë lagjen Bullaj;
- Keqekollë, përfshirë zonën te fabrika e kafesë;
- Hajkobillë;
- Gllogovicë;
- Dabishec;
- Rrugën “Ibrahim Fehmiu”.
Fushë-Kosovë
Nga ora 08:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët në rrugët “Tahir Zemaj” H1, “Muharrem Fejza”, “Pjetër Budi” OB-1 B10, “Skënder Havolli”, “Ajet Muharremi” dhe “Gjergj Fishta” H1.
Ndërprerjet do të përfshijnë edhe trafostacionet dhe objektet afariste të Hysen Haxhajt – ACL, F.K. Kulla III, Lulzim Tafës – Model Slovenia, Bajram Tafës – Model Slovenija Holding, Argjend Sylajt – Mendi, “Norvegjezët”, Besart Shabanit – Orienti Construction dhe Sokol Gashanit – AL Trade Center.
Arsyeja: Përforcimi i linjës së tensionit të mesëm, kyçja e trafostacionit Fatmir Kelmendi dhe përfundimi i segmentit të linjës deri te trafostacioni Naser Hajdini.
Rajoni i Pejës
Klinë – Zajm dhe fshatrat përreth
Nga ora 10:00 deri në 15:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:
- Zajm;
- Videjë;
- Potërq të Poshtëm;
- Potërq të Epërm;
- Polcë;
- Grabanicë;
- Dugojevë;
- Drenoc;
- Dollovë;
- Deiq;
- Bokshiq.
Arsyeja: Pastrimi i trasesë së linjës elektrike.
Rajoni i Ferizajt
Shtërpcë
Nga ora 10:00 deri në 15:00, pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët në Viqë, Sushicë, Gotovushë, Firajë, Drekoc, Brod, Biti të Poshtme dhe Biti të Epërme.
Arsyeja: Eliminimi i defekteve dhe parregullsive të identifikuara gjatë inspektimit të rrjetit me dron.
Ferizaj – Prelez dhe Talinoc
Nga ora 09:00 deri në 16:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:
- Prelez të Muhaxherëve;
- Prelez të Jerlive;
- Muhoc;
- Magjistralen Ferizaj–Prishtinë;
- Talinoc të Muhaxherëve;
- Talinoc të Jerlive;
- Rrugën e Reçakut, përfshirë lokalin 1.
Arsyeja: Instalimi i kabllove të tensionit të mesëm 10 (20) kV.
Lipjan – Punime nga pala e tretë
Nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në rrugët dhe zonat:
- “Zylfije Gashi”;
- “Tahir Sinani”;
- “Skënderbeu”;
- “Shën Flori”;
- “Mbreti Zog”;
- “Lidhja e Prizrenit”;
- “Komandant Kumanova”;
- “Isa Olluri”;
- “Haxhi Kleçka”;
- “Avdi Kelmendi”;
- “Adem Jashari”;
- “1 Maji”;
- Ulpiana.
Arsyeja: Rikonfigurimi i furnizimit me energji elektrike të trafostacionit 442 dhe kalimi i tij në linjën Model Slovenia, sipas kushteve elektroenergjetike.
Rajoni i Gjakovës
Cërmjan dhe lokalitetet përreth – nëntë orë pa energji elektrike
Nga ora 09:00 deri në 18:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:
- Zhdrell;
- Zhabel të Vjetër;
- Zhabel;
- Rrugën “Wesley Clark”;
- Shqiponjë;
- Rashkoc;
- Qerim;
- Meqe;
- Krelan;
- K. Doblibar;
- Gërgoc;
- Doblibare;
- Cërmjan;
- Bordosanë;
- Bec;
- Bare të Madhe;
- Bardhaniq;
- Vraniq.
Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit “Feeder 2”.
Rajoni i Gjilanit
Viti – Gërmovë, Goshicë dhe lokalitetet përreth
Nga ora 10:30 deri në 14:30, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:
- Gërmovë – te ura, kulla dhe varrezat;
- Sadovinë të Jerlive – te shkolla dhe përmendorja;
- Sadovinë të Muhaxherëve;
- Goshicë – te kulla dhe shkolla;
- Vërban – lagjet Sokoli, Kezët dhe zona te shkolla;
- Buzovik – lagjja “Te Bilalli”;
- Binçë dhe Binçë të Re;
- Shushtë;
- Debëlldeh – hyrja, lagjja Hasani dhe qendra e skijimit;
- Fetëve, Shavarinët dhe Jasharët.
Ndërprerjet do të prekin gjithashtu konsumatorët dhe objektet afariste: Habibi, Fabrika e Armaturës – Sherif Fetahu, NP “Sadovina”, N.P.T.SH. “Graniti” – Mentor Berisha, Pompa Lindi, Mobileria, Plastika, Pompa Zymeri, Fluidi, Enver Haziri, Islam Ferat Hyseni, hidrocentrali në Shushtë dhe LDPE-Plast në Begracë.
Arsyeja: Kyçja e trafostacionit të ri në kuadër të projektit D.M.26.06.07 në Goshicë.
Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerjet janë të përkohshme dhe lidhen me realizimin e punimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Burimi: KEDS

