Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi mblidhet sot në dy seanca plenare, në orën 10:00 dhe 13:00 – këto janë pikat e rendit të ditës

Qendra Info by Qendra Info
26/11/2026
in Lajme
0
Kuvendi formon Komisionin Ad Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të RTK-së
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot, më 26 nëntor, dy seanca plenare. Seanca e parë, e cila përbën vazhdimin e punimeve të papërfunduara nga mbledhjet e kaluara, do të nisë në orën 10:00, ndërsa seanca e rregullt është caktuar për në orën 13:00.

Në seancën e parë do të shqyrtohen çështjet e mbetura nga seancat e 12, 13 dhe 19 nëntorit.

Ndër pikat kryesore është votimi i propozim-rezolutës pas interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me rastin e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Deputetët pritet të votojnë edhe propozim-rezolutën për gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Emërimet në institucione dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Në rend dite është edhe shqyrtimi i procedimit të nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi, si dhe emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Një tjetër çështje është zgjedhja e katër anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK): dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në këtë seancë do të trajtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të LDK-së për zëvendësimin e një anëtari të këtij grupi në Komisionin Parlamentar Hetimor, i cili merret me veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Seanca e rregullt nis në orën 13:00

Ndërkaq, seanca e rregullt plenare, e caktuar për në orën 13:00, do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar.

Më pas, deputetët do të kenë deklarime jashtë rendit të ditës dhe do të parashtrojnë pyetje parlamentare.

Related

Previous Post

Kurti pas Samitit të Brukselit: Dikur kishte lodhje nga zgjerimi, sot ka lodhje nga moszgjerimi

Next Post

SHBA-ja miraton projektin ambicioz të Elon Musk, SpaceX synon të lëshojë deri në një milion satelitë në hapësirë

Next Post
SHBA-ja miraton projektin ambicioz të Elon Musk, SpaceX synon të lëshojë deri në një milion satelitë në hapësirë

SHBA-ja miraton projektin ambicioz të Elon Musk, SpaceX synon të lëshojë deri në një milion satelitë në hapësirë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.