Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, e premte, më 27 nëntor 2026, do të realizohen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, punime në kuadër të projekteve investive, si dhe punime nga palët e treta.
Si rezultat i këtyre punimeve, disa lokalitete në rajonet e Prishtinës dhe Gjilanit do të mbesin përkohësisht pa energji elektrike.
Ndërprerjet do të përfshijnë një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve, ndërsa në disa zona të Fushë-Kosovës do të zgjasin deri në nëntë orë.
Ky është orari i plotë i ndërprerjeve sipas rajoneve:
Rajoni i Prishtinës
Prishtinë – Ndërprerje nga ora 11:00 deri në 11:15 dhe nga ora 15:45 deri në 16:00
Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në këto rrugë, lagje dhe objekte:
- “Muharrem Fejza”, përfshirë objektet KI-A1, Relax 4, Premtimi I, Urban C10/1, B-C VIII/3 dhe Tregtia;
- “Astrit Rrushi”;
- “Hasan Jashari”;
- “Ukshin Kovaçica”, përfshirë objektin A1-K-1;
- “Rifat Berisha” – Pozhegu, B15/4;
- Lagjja e Spitalit;
- “Ndue Përlleshi”, përfshirë objektin 4/3 B;
- Mati I – Rruga C;
- “Enver Maloku”, përfshirë objektin Alko Group;
- “Brahim Ademi”, objekti nr. 4;
- “Xheladin Hana”;
- “Robert Doll” – Vita II, hyrja 1/33;
- “Gazmend Zajmi”, përfshirë objektin AFA9;
- Kodra e Diellit II – Objektet e Bardha, Lura Property IV/42;
- “Abedin Rexha”, A1/1.
Arsyeja: Ndërrimi i kthinave në trafostacione.
Prishtinë – Ndërprerje nga ora 11:00 deri në 16:00
Ndërprerje të vazhdueshme, për pesë orë, do të ketë në pjesë të këtyre rrugëve:
- “Muharrem Fejza”;
- “Ukshin Kovaçica”, A1-K-1;
- “Abedin Rexha”, A1/1;
- “Muharrem Fejza” – Relax 4, hyrja I;
- “Muharrem Fejza” – Premtimi I.
Punimet do të përfshijnë trafostacionet e konsumatorëve Ibrahim Morina – N.N.H. “Morina”, Fitim Maliq Bucaliu – “UNI PROJEKT”, Kemajl Rudi, “VG Construction” – Korab Gashi dhe “Premtimi” – Petrit Gashi.
Arsyeja: Ndërrimi i kthinave në trafostacione.
Drenas – Ndërprerje nga ora 10:00 deri në 11:00
Pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët në:
- Rrugën “Ajet Rrukiqi”, lokali 6;
- Llapushnik;
- Krajkovë;
- Shtrubullovë;
- Drenas III;
- Drenas;
- Damanek;
- Rrugën “Adem Jashari”.
Arsyeja: Demontimi i kabllove pasive XHE nga nënstacioni 220/10 kV në Drenas.
Prishtinë – Besi dhe fshatrat përreth
Nga ora 09:00 deri në 12:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:
- Rimanishtë;
- Prugovc;
- Lebanë, përfshirë zonën afër udhëkryqit;
- Besi.
Arsyeja: Punime në linjën elektrike në kuadër të projekteve investive, të realizuara nga kompania “Kos Construction”.
Fushë-Kosovë – Ndërprerje nga ora 08:00 deri në 08:15 dhe nga ora 16:45 deri në 17:00
Ndërprerjet do të përfshijnë këto rrugë, lagje dhe objekte:
- Zona Industriale;
- “Nëna Terezë”;
- “Lidhja e Pejës”;
- K Pole;
- “Hysen Gjakolli”, hyrja I;
- Lagjja Dardania, përfshirë objektet B&B Group nr. 26, B1, A19 dhe BB-6/9;
- Lagjja Arbëria, përfshirë objektin H3 C2;
- Apollonia, përfshirë objektin A20 dhe hyrjen 5;
- Arbëria – Model Sllovenia, hyrja 8, lokali 7;
- “Rexhep Krasniqi” – EXDC-2, lokali 1;
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 70/B, pranë Ndihmës së Shpejtë;
- “17 Shkurti”.
Arsyeja: Realizimi i punimeve elektrike për kyçjen e konsumatorit të ri, Besart Shabani – “Orient Construction” SH.P.K., në përputhje me pëlqimin elektroenergjetik dhe zgjidhjen teknike të aprovuar.
Fushë-Kosovë – Nëntë orë pa energji elektrike
Nga ora 08:00 deri në 17:00, ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike do të ketë në rrugën “Abedin Sogojeva”, në zonën që furnizohet nga trafostacioni i Qazim Sylajt – “Qami Construction”.
Arsyeja: Punime elektrike për kyçjen e konsumatorit të ri “Orient Construction” SH.P.K.
Rajoni i Gjilanit
Kllokot, Viti, Pozharan dhe lokalitetet përreth – Ndërprerje nga ora 10:00 deri në 12:00
Për shkak të punimeve në nënstacionin e Kllokotit, ndërprerjet do të përfshijnë tetë dalje të rrjetit elektrik: Sllatinën, Stacionarin, Kllokotin, zonën industriale të Kllokotit, Vineksin, Tërpezën, Fabrikën Jeta dhe Pozharanin.
Fshatrat, lagjet dhe zonat e prekura:
- Muhaxherët;
- Kllokot – Kulla, Stacionari, Banja, Kllokoti i Ri dhe zona pranë komunës;
- Radivojcë – hyrja, Kulla, rruga e Devajës dhe lagjja e Sabitit;
- Skifteraj – shkolla, Toplant, Rustovit, Lutak dhe pompa e ujit;
- Budrikë – xhamia, shkolla dhe varrezat;
- Remnik – hyrja, shkolla, lumi, lagjja e epërme, livadhet dhe zona te Malokët;
- Te Zabeli;
- Te Zahiri;
- Mogillë – hyrja, Kulla, ujësjellësi dhe Kuzhina Popullore;
- Viti;
- Çiflak;
- Devajë;
- Zhiti – hyrja, Fatmiri, te Emini, ambulanca dhe lumi;
- Ballancë – hyrja dhe zona të tjera;
- Tërpezë;
- Kravaricë;
- Pozharan;
- Novosellë – hyrja, xhamia e Ali Sahitit dhe lagjja e Ballancëve;
- Ramjan – trafostacioni në fund të fshatit dhe zona e Imrijës.
Institucionet, bizneset dhe konsumatorët e tjerë të prekur:
- Banja e Kllokotit dhe Fabrika e Ujit Mineral & CO₂;
- Qendra “Nëna Naile” dhe Banja e Re;
- Klinika “Kllokot”;
- Stacionet e pompimit të ujit dhe ujësjellësit;
- Ambulanca;
- “Rera Com”;
- Mulliri “Thesari”;
- Pishina “Bashkimi”;
- “Viva Fresh”;
- “Leo-Com”;
- Mulliri “Loni”;
- “Migrosi”;
- “Euroabi”;
- Mobileria “Xhela”;
- Betonjerka;
- N.T.P. “Gashi”;
- Fabrika e Ujit “Holding Company”;
- “Art Project”;
- “Iliri-R”;
- “Bujku”;
- Moteli i Daim Fazli Sokolit;
- Restoranti “Lindi”;
- “HIB Petrol”;
- “Mediteran Grup”;
- “PRO & CO GROUP”;
- “VINEX” dhe “VINEKS 1”;
- Supermarketi ETC;
- Plantacioni i pemëve – Bejtush Abdyl Isufi;
- “Eurotherm”;
- “Ermali Com”;
- “InterComm”;
- NP “Shendi”;
- Pompa Zejna;
- Pompa Pozharan;
- Piraj;
- Ramaj Thalabaku;
- Kulla Alidemt;
- Shaipi Elmazi;
- Pemishtja e Vebi Ramadanit;
- “Daka Term”;
- “NORI GROUP”;
- “Flora Eko”.
Ndërprerjet do të përfshijnë gjithashtu trafostacionet private dhe konsumatorët e evidentuar me emrat Faruk Sabedini, Ismajl Ilaz Shallti, Ibrahimi, Agustini, Nijazi Mjekra, Jozef Ramaj, Afrim Shyqeri Haxhiu, Selami Ajet Rrahmani, Xhylinaze Bilalli, Armend Fazliu, Isuf Zuka, Rexhep Zuka, si dhe zonat Tafa-Bazeni, Zefi-Blind, Metushi dhe Burimi i Ujit në Kllokot.
Arsyeja: Rregullimi i urave të dëmtuara në dalje të nënstacionit, në linjën 35 kV Rrafshinë–Kllokot.
Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerjet janë të planifikuara dhe lidhen me mirëmbajtjen, sigurinë dhe përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Burimi: KEDS,

