Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira, intervale me diell dhe mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë ditës do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, si pasojë e erërave nga jugu.
Në mbrëmje pritet të fillojnë gradualisht të fryjnë erëra të ftohta nga veriu, të shoqëruara me reshje të reja shiu. Gjatë natës, në viset kodrinore-malore, reshjet e shiut pritet të përzihen me borë.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 3°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 12°C.

