Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi emëron 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, mandat katërvjeçar

Qendra Info by Qendra Info
27/11/2026
in Lajme
0
Kuvendi emëron 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, mandat katërvjeçar
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës ka emëruar 15 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Shkencës, të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Anëtarët e emëruar do të kenë mandat katërvjeçar dhe do të përfaqësojnë fusha të ndryshme akademike dhe kërkimore-shkencore.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka njoftuar se emërimi i Këshillit synon funksionalizimin e një prej mekanizmave kryesorë për zhvillimin dhe avancimin e veprimtarisë shkencore në vend.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, gjatë prezantimit të propozimit në Kuvend, theksoi rëndësinë e përfaqësimit të gjerë të ekspertizës akademike dhe kërkimore-shkencore.

Sipas tij, përbërja e re përfshin edhe disa anëtarë nga Këshilli i kaluar, me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë, ndërsa synon diversitetin e fushave të studimit, përfaqësimin e institucioneve të dijes dhe të fushave prioritare të shkencës, si dhe respektimin e parimit të përfaqësimit të balancuar gjinor.

Kush janë 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës?

Anëtarët e emëruar dhe fushat që do të përfaqësojnë janë:

  1. Aliriza Arenliu – Psikologji
  2. Arbnora Dushi – Folkloristikë
  3. Armond Daci – Farmakologji
  4. Arven Syla – Energjetikë
  5. Besnik Krasniqi – Ekonomi dhe Ndërmarrësi
  6. Emine Kalaja-Hajdari – Histori
  7. Fetah Podvorica – Elektrokimi
  8. Ibrahim Krasniqi – Ekonomi dhe Menaxhim
  9. Majlinda Bregasi – Gjuhësi
  10. Mentor Alishani – Veterinari
  11. Mihone Kerolli-Mustafa – Inxhinieri Mjedisore
  12. Mimoza Ibrani – Telekomunikacion
  13. Myzafere Krasniqi-Limani – Elektronikë
  14. Tringa Dedi – Pedagogji
  15. Valmir Krasniqi – Matematikë

Këshilli Kombëtar i Shkencës ka rol në zhvillimin, koordinimin dhe avancimin e kërkimit shkencor në Kosovë, ndërsa përbërja e re do të ushtrojë mandatin e saj për katër vjet.

Related

Previous Post

Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar për rajonin – Kos paralajmëron hapjen e më shumë sektorëve të tregut të BE-së

Next Post

Specialja i vendosi 16 kushte Jakup Krasniqit për vizitën te bashkëshortja e sëmurë në Kosovë

Next Post
Specialja i vendosi 16 kushte Jakup Krasniqit për vizitën te bashkëshortja e sëmurë në Kosovë

Specialja i vendosi 16 kushte Jakup Krasniqit për vizitën te bashkëshortja e sëmurë në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.