Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar për rajonin – Kos paralajmëron hapjen e më shumë sektorëve të tregut të BE-së

Qendra Info by Qendra Info
27/11/2026
in Lajme
0
Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar për rajonin – Kos paralajmëron hapjen e më shumë sektorëve të tregut të BE-së
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Tiranë ka nisur Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, me pjesëmarrjen e kryeministrave të rajonit dhe komisioneres evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në fokus të takimit janë reformat, integrimi ekonomik dhe përshpejtimi i afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Samiti po mbahet në Pallatin e Brigadave, nën temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”. Në mesin e pjesëmarrësve është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u prit nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

Në fjalën hapëse, Rama e cilësoi këtë një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe për vetë Evropën. Ai theksoi se qytetarët e rajonit nuk duhet të presin anëtarësimin e plotë në BE për të përfituar nga mundësitë e tregut të përbashkët evropian.

“Qytetarët tanë s’duhet të presin për të korrur përfitimet e integrimit në tregun e përbashkët. Qytetarët tanë duhet të gëzojnë që tani, gradualisht, të drejtat që gëzojnë qytetarët e BE-së”, deklaroi Rama.

Ai nënvizoi se Plani i Rritjes bashkon tri dimensione kryesore: reformat, konvergjencën ekonomike dhe kohezionin rajonal. Sipas tij, vitet e fundit është rritur afrimi ekonomik mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

Kos: Integrimi gradual nuk e zëvendëson anëtarësimin në BE

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Bashkimi Evropian synon t’u hapë ekonomive të Ballkanit Perëndimor më shumë sektorë të tregut unik, përfshirë transportin.

Ajo bëri të ditur se vendet e rajonit mund të përfshihen më herët edhe në disa institucione evropiane, në fushat ku shënojnë përparim më të shpejtë.

“Do të ketë më shumë Evropë përpara anëtarësimit, por integrimi gradual nuk është zëvendësim i anëtarësimit”, theksoi Kos.

Sipas saj, afrimi me Bashkimin Evropian po rrit edhe interesimin e investitorëve të huaj për rajonin. Kos u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që ta shfrytëzojnë vitin e fundit të zbatimit të Planit të Rritjes për të përshpejtuar reformat dhe për të zgjeruar mundësitë ekonomike.

Shqipëria përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes

Gjatë samitit, Marta Kos bëri të ditur se Shqipëria ka zbatuar 80 për qind të reformave të parashikuara në kuadër të Planit të Rritjes dhe do të përfitojë 185.6 milionë euro në pagesën e katërt.

Ajo përmendi edhe rezultatet e vendeve të tjera të rajonit. Mali i Zi ka zbatuar 84 për qind të reformave dhe do të përfitojë 81 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut do të marrë 10 për qind më shumë nga fondet e Planit të Rritjes.

Sipas komisioneres, Shqipëria dhe Mali i Zi do të përfitojnë 15 për qind më shumë nga ky instrument, si rezultat i përparimit në zbatimin e reformave.

Sa i përket Serbisë, Kos tha se deri më tani nuk ka përfituar fonde nga Plani i Rritjes, por kjo situatë mund të ndryshojë me formimin e qeverisë së re.

Samiti synon të vlerësojë progresin e deritanishëm dhe të përcaktojë hapat e mëtejshëm për zbatimin e reformave dhe integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e Bashkimit Evropian.

Related

Previous Post

Presidentja Shiroka Pula uron Ditën e Forcës: Mbrojtja e lirisë është detyrë e përbashkët

Next Post

Kuvendi emëron 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, mandat katërvjeçar

Next Post
Kuvendi emëron 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, mandat katërvjeçar

Kuvendi emëron 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, mandat katërvjeçar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.