Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

28 Nëntori njihet zyrtarisht në Nju-Jork, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo vit

Qendra Info by Qendra Info
27/11/2026
in Lajme
0
28 Nëntori njihet zyrtarisht në Nju-Jork, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo vit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, do të jetë pjesë e kalendarit zyrtar të qytetit të Nju-Jorkut. Këshilli i Qytetit ka miratuar një rezolutë për njohjen e kësaj date, duke vlerësuar historinë e shtetit shqiptar dhe kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në jetën e metropolit amerikan.

Rezoluta është miratuar më 19 nëntor 2026, me propozim të këshilltares Amanda C. Farías. Nismës iu bashkuan edhe tre këshilltarë të tjerë: Shirley Aldebol, Farah N. Louis dhe Frank Morano.

Përmes këtij vendimi, 28 Nëntori do të përkujtohet çdo vit në Nju-Jork, qytet ku jetojnë mbi 100 mijë banorë me prejardhje shqiptare.

Dokumenti nderon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, por njëkohësisht vë në pah edhe rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të qytetit.

Sipas të dhënave të përfshira në rezolutë, shqiptarët dhe amerikanët me origjinë shqiptare janë të pranishëm në të pesë njësitë administrative të Nju-Jorkut, me përqendrimin më të madh në Bronx dhe Staten Island.

Rezoluta rikujton gjithashtu historinë e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, përfshirë mbështetjen amerikane për pavarësinë dhe shtetësinë shqiptare.

Njohja institucionale e 28 Nëntorit në Nju-Jork përbën një vlerësim për historinë kombëtare shqiptare dhe për kontributin e brezave të shqiptarëve që kanë ndërtuar jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Related

Previous Post

Sulm kibernetik ndaj sistemit të Forcave Ajrore amerikane, në rrezik të dhënat për radarët, bombat dhe raketat

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.