Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me përgjegjësinë për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Duke cituar deklaratën e Kurtit se “Për qeverisje përgjegjësia është te ne. Për presidentin përgjegjësia është e të gjithëve”, Lushi e ka akuzuar atë për manipulim dhe ka thënë se nuk mund të ketë përgjegjësi pa të drejta.
Në reagimin e tij, Lushi i ka bërë thirrje Kurtit që të propozojë ish-presidentin Hashim Thaçi për president të Kosovës, duke pretenduar se në këtë mënyrë do të zgjidhej problemi.
“Sa bukur dhe manipulueshëm flet qerratai! Nuk ka, Albin, përgjegjësi pa të drejta. Propozo Hashim Thaçin President dhe kryhet problemi. Fiton më së shumti ti, Albin, mandej kombi, Thaçi dhe humbësit e vetëm dalin qenefat e huaj! A guxon Albin?”, ka shkruar Lushi në rrjetet sociale.

