Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Fotografitë zbulojnë takimin Kurti-Hamza në Kuvend, prezent edhe Hekuran Murati

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/07/2026
in Category
0
Fotografitë zbulojnë takimin Kurti-Hamza në Kuvend, prezent edhe Hekuran Murati
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kanë lëshuar një njoftim për takimin që Kurti pati me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në kuadër të konsultimeve me partitë politike për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Pas takimit të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti ka deklaruar se diskutimi me kryetarin e PDK-së ishte konstruktiv ndonëse nuk pati rezultat konkret.

“Uroj që kjo frymë e konstruktivitetit të mbizotëroj edhe në vijim dhe në përputhje me afatet të konstituojmë institucionet. Për bindjen time vullneti është aty, atmosfera konstruktive duhet të vazhdoj të mbizotëroj”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai deklaroi se po ashtu se “për zgjedhjen e presidentit përgjegjësia bie mbi të gjitha partitë”, ndërsa shtoi se për këtë pozitë duhet një figurë konsensuale, të mos jetë i asnjë partie, dhe dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale, që i ka vlerat e dëshmuara kombëtare e profesionale dhe të jetë shprehje e unitetit.

E bashkë me Kurtin brenda në takim ishte edhe Hekuran Murati.

Në kuadër të konsultimeve, kryeministri në detyrë Kurti pasdite do të takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Related

Previous Post

Haga jep arsyetimin për vazhdimin e paraburgimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Next Post

“A guxon Albin?” – Uk Lushi i drejtohet Kurtit: Propozoje Hashim Thaçin për president.

Next Post
“A guxon Albin?” – Uk Lushi i drejtohet Kurtit: Propozoje Hashim Thaçin për president.

“A guxon Albin?” – Uk Lushi i drejtohet Kurtit: Propozoje Hashim Thaçin për president.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.