Lumir Abdixhiku ka njoftuar mbajtjen e një tubimi të përbashkët me Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si fillim të një “rrugëtimi të madh për vendin”.
Përmes një mesazhi publik, Abdixhiku bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë në aktivitetin që do të mbahet në AMC Hall.
“U bëmë bashkë. Nesër, Vjosa dhe unë, ju presim nga ora 18:00 në AMC Hall, në tubimin e madh të bashkimit. Ejani. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin”, ka shkruar Abdixhiku.
Ky organizim vjen pas zyrtarizimit të marrëveshjes politike ndërmjet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vjosa Osmanit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Tubimi pritet të shënojë paraqitjen e parë të përbashkët publike të Abdixhikut dhe Osmanit pas arritjes së marrëveshjes politike.

