Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku: Takimi i thirrur nga Kurti ishte farsë, nuk u respektua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Qendra Info by Qendra Info
28/06/2025
in Lajme
0
Abdixhiku: Takimi i thirrur nga Kurti ishte farsë, nuk u respektua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër pas takimit të liderëve të partive parlamentare, të thirrur nga Albin Kurti, duke e cilësuar si një “farsë politike” pa asnjë qëllim real për zgjidhjen e ngërçit institucional.

“Morëm pjesë me vullnetin më të mirë për të gjetur zgjidhje, por takimi ishte farsë. Qëndrimet e Kurtit ishin të njëjta si më parë dhe as nuk e respektonin e as nuk e interpretonin siç duhet aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese,” u shpreh Abdixhiku pas përfundimit të takimit.

Sipas tij, përgjegjësia për formimin e shumicës parlamentare bie mbi kryetarin e Vetëvendosjes, por bashkë me të vjen edhe përgjegjësia për krizën aktuale. “Kurti e pranoi që nuk ka shumicën. Ai kërkoi kushtëzime të papranueshme, si votimi i fshehtë dhe një propozim të përçudnuar për të votuar në pako kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit,” deklaroi Abdixhiku.

Reagimi i liderit të LDK-së vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i pakonstituuar pas disa tentativave të dështuara për zgjedhjen e kryetarit dhe udhëheqësisë së re, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka vënë afat 30-ditor për përmbylljen e këtij procesi.

Related

Previous Post

Limaj pas takimit të liderëve: Krizat si kjo zgjidhen vetëm me marrëveshje politike

Next Post

Krasniqi: Kurti jeton në realitet alternativ, interpretimi i tij i aktgjykimit është i çuditshëm

Next Post
Krasniqi: Kurti jeton në realitet alternativ, interpretimi i tij i aktgjykimit është i çuditshëm

Krasniqi: Kurti jeton në realitet alternativ, interpretimi i tij i aktgjykimit është i çuditshëm

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.