Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Gjatë vizitës, Abdixhiku i uroi Myftiut Tërnava, bashkëpunëtorëve të tij dhe të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit, duke shprehur dëshirën që kjo ditë të sjellë paqe, shëndet dhe begati për çdo familje.
Përmes një postimi, kreu i LDK-së vlerësoi gjithashtu rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbështetjen e kategorive në nevojë dhe solidaritetin shoqëror.
“Njëkohësisht, e përgëzova Myftiun Tërnava për punën e rëndësishme që Bashkësia Islame e Kosovës bën në përkujdesjen, solidaritetin dhe mbështetjen ndaj familjeve në nevojë; një mision me vlerë të veçantë njerëzore dhe shoqërore”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai theksoi rëndësinë e vlerave të solidaritetit dhe përkujdesjes, të cilat sipas tij, janë mesazhe që i përcjell edhe festa e Kurban Bajramit.

