Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Afati 30-ditor është i qartë, pse Haxhiu ende nuk e ka caktuar seancën për konstituimin e Kuvendit?.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/07/2026
in Category
0
Afati 30-ditor është i qartë, pse Haxhiu ende nuk e ka caktuar seancën për konstituimin e Kuvendit?.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afati 30-ditor për fillimin dhe përmbylljen e suksesshme të seancës konstituive të Kuvendit ka filluar nga sot. Ndonëse afati kushtetues është i qartë se afati i fundit për përfundimin e kësaj seance është 7 gushti, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka treguar se cila do të jetë data e thirrjes së kësaj seance.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit nga KQZ-ja, dje ka reaguar Haxhiu.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, ajo nuk ka përmendur asnjë datë së kur mund të thirret kjo seancë.

“Sot, me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën tonë. Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale. Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve. Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë”, ka shkruar Haxhiu.

Njohësit e rrethanave politikë në vend kanë bërë me dije se për këtë proces gjithçka është e qartë.

Eugen Cakolli nga KDI ka treguar hapat që tani duet t`i ndërmerr Haxhiu.

“Para seancës, Albulena Haxhiu, në cilësinë e Kryetares së legjislaturës paraprake, duhet ta thërrasë mbledhjen përgatitore me kryetarët e 15 subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend. Kjo mbledhje mbahet jo më vonë se pesë ditë para seancës konstituive dhe shërben për përgatitjen e rendit të ditës dhe caktimin e vendeve ku do të ulen deputetët në sallë, sipas subjekteve politike”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, rrjedhja e afati 30 ditor fillon sot.

“Me certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, prej nesër fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese për krijimin e institucioneve të reja. Afati 30-ditor për mbajtjen dhe përmbylljen e suksesshme të seancës konstituive të Kuvendit fillon nesër, më 9 korrik dhe përfundon më 7 gusht 2026. Seanca duhet të thirret nga Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentes. Nëse kjo nuk ndodh brenda afatit, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e tridhjetë”, ka treguar ai.

Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese i publikuar më 25/26 qershor 2025 lidhur me ngërçin në konstituimin e Kuvendit të Kosovës është i qartë për këtë çështje.

Në atë aktgjykim, gjykata ka urdhëruar deputetët që brenda 30 ditësh të përmbyllnin procesin e konstituimit të Kuvendit.

Related

Previous Post

Policia nis aksion ndaj trotinetëve elektrikë, sekuestrime dhe gjoba për drejtuesit.

Next Post

Punëtorët e RTK-së pa paga, Sindikata kërkon ndërhyrje urgjente nga Kurti dhe Haxhiu.

Next Post
Punëtorët e RTK-së pa paga, Sindikata kërkon ndërhyrje urgjente nga Kurti dhe Haxhiu.

Punëtorët e RTK-së pa paga, Sindikata kërkon ndërhyrje urgjente nga Kurti dhe Haxhiu.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.