Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Agim Veliu kritikon ashpër lidershipin e LDK-së: Partia mbeti e betonuar në vendin e tretë, duhet ndryshim nga maja

Qendra Info by Qendra Info
19/06/2026
in Lajme
0
Agim Veliu refuzon kandidaturën për deputet nga lista e LDK-së
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar ashpër pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke vlerësuar se rezultati i LDK-së nuk mund të paraqitet si sukses përmes “interpretimeve kreative”.

Sipas Veliut, qytetarët e kanë dhënë qartë verdiktin e tyre, ndërsa LDK-ja ka mbetur e “betonuar” në vendin e tretë, shumë larg pritjeve që, sipas tij, vetë lidershipi i partisë kishte krijuar gjatë dhe para fushatës zgjedhore.

Ai ka adresuar përgjegjësinë politike drejtpërdrejt te kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe Vjosa Osmani, duke i quajtur ata arkitektët kryesorë të projektit politik aktual të partisë.

“Për dështimin e radhës, përgjegjësia politike bie para së gjithash mbi Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin, të cilët ishin arkitektët kryesorë të këtij projekti politik,” ka deklaruar Veliu.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë shpërfillur vazhdimisht paralajmërimet e veprimtarëve dhe aktivistëve të LDK-së për centralizimin e partisë, margjinalizimin e mendimit ndryshe dhe largimin nga baza elektorale.

Veliu ka theksuar se rezultati zgjedhor dëshmoi se këto shqetësime nuk kanë qenë të pabaza dhe se lidershipi aktual duhet ta pranojë dështimin e projektit të transformimit të partisë.

Ai ka kërkuar nisjen e një procesi të rregullt dhe transparent zgjedhor brenda partisë, duke hapur rrugë për figura të reja politike që, sipas tij, gëzojnë mbështetje më të gjerë dhe vendosin interesin e partisë mbi interesat personale apo grupore.

“Një parti serioze nuk ringrihet duke festuar humbjet si fitore morale. Ajo ringrihet duke analizuar gabimet, duke rikthyer demokracinë e brendshme dhe duke vendosur standarde të qarta të llogaridhënies,” është shprehur ai.

Në fund, Veliu ka theksuar se nëse LDK-ja dëshiron të rikthejë besimin e humbur, ndryshimi duhet të nisë nga maja e partisë.

“LDK duhet t’i kthehet LDK-së dhe LDK-istëve të saj,” përfundoi ai.

Related

Previous Post

Lutfi Haziri: LDK e gatshme të diskutojë me Kurtin për bashkëpunim, por nuk përjashton procese të reja politike

Next Post

Korridori hekurudhor 10 është e ardhmja e tregtisë dhe zhvillimit të rajonit

Next Post
Korridori hekurudhor 10 është e ardhmja e tregtisë dhe zhvillimit të rajonit

Korridori hekurudhor 10 është e ardhmja e tregtisë dhe zhvillimit të rajonit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.