Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 19-vjeçare, dy të tjerë të lënduar

Qendra Info by Qendra Info
18/05/2025
in Lajme
0
Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 19-vjeçare, dy të tjerë të lënduar
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:19 të mëngjesit të së shtunës, më 18 maj 2025. Sipas tij, bëhet fjalë për një vetaksident, ku automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar pasoja tragjike.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri prej tyre, një femër 19-vjeçare, ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Një tjetër, mashkull 25-vjeç, ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa personi i tretë, 27 vjeç, ka marrë lëndime të lehta trupore,” tha Bytyqi.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet emergjente, përfshirë patrullat e trafikut rajonal, zjarrfikësit, hetuesit dhe Prokurori kujdestar, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët, kur rreziku nga aksidentet është më i lartë.

Related

Previous Post

Mot pranveror me diell dhe vranësira të lehta në rajon

Next Post

Merz dhe Meloni bashkë kundër migracionit të parregullt: Modeli italian me Shqipërinë në fokus

Next Post
Merz dhe Meloni bashkë kundër migracionit të parregullt: Modeli italian me Shqipërinë në fokus

Merz dhe Meloni bashkë kundër migracionit të parregullt: Modeli italian me Shqipërinë në fokus

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.