Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Aksion në veri: Bastisje në 6 lokacione, Policia tregon çfarë u sekuestrua.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
16/04/2026
in Category
0
Aksion në veri: Bastisje në 6 lokacione, Policia tregon çfarë u sekuestrua.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, ka marrë informacion se në disa lokacione në Komunën e Zubin Potokut, në fshatin Banovë dhe Prevllak kanë gjetur armë, municion dhe mjete tjera ilegale.

Policia ka bastisur menjëherë këto lokacione.

Ja çka u gjet në secilin prej tyre:

RASTI I

Njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar, janë gjetur dhe janë sekuestruar:

– 4 pushkë të ndryshme,

– 3 radio lidhje,

– 1 kamerë,

– 223 fishekë të ndryshëm, uniforma ushtarake si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

RASTI II

Njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

– 1 pushkë pa leje,

– 3 fishekë.

Në këtë lokacion është hasur personi M. R. (1972) i cili është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është liruar, ndërsa do të hetohet për veprën panel ‘armëmbajtje pa leje’.

RASTI III

Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi tjetër të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

– 1 armë AK-47,

– 3 karikatorë,

– 88 fishekë të armës së gjatë,

– 1 granatë dore M75 (prodhim jugosllav).

Rasti IV

Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

– 1 armë AK-47

– 19 fishekë

Rasti V

Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

– 1 pushkë M48 (e çmontuar)

– 1 pushkë të gjuetisë

– 33 fishekë

Rasti VI

Njësitë policore gjatë kontrollit në një hambar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

–  1 mekanizëm i armës së gjatë M-48,

–  thikë – bajonetë,

–  uniforma ushtarake.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes, në rastin III, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë tërhequr mjetin eksploziv në mënyrë të kontrolluar.

“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë policinë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

Related

Previous Post

Kriza e presidentit: 13 ditë afat, Kosova drejt zgjedhjeve?

Next Post

Nis aksion 15-ditor në Kosovë për sigurinë në vendet e punës

Next Post
Nis aksion 15-ditor në Kosovë për sigurinë në vendet e punës

Nis aksion 15-ditor në Kosovë për sigurinë në vendet e punës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.