Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Nis aksion 15-ditor në Kosovë për sigurinë në vendet e punës

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
16/04/2026
in Category
0
Nis aksion 15-ditor në Kosovë për sigurinë në vendet e punës
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, së bashku me Inspektoratin e Punës kanë nisur një aksion inspektimesh në vendet e punës, në nivel vendi, që synon rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Nisja e këtij aksioni vjen një ditë pasi një punëtor vdiq në vendin e punës. Ai ishte personi i tetë që humbi jetën gjatë punës këtë vit.

Aksioni do të zhvillohet për 15 ditë dhe ka në fokus sektorët me rrezikshmëri të lartë, sikurse ndërtimtaria.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit Qendror të Punës, Kastriot Jashari, tha për mediat se një aksion i tillë, me shtrirje të tillë në mbarë territorin e Kosovës, me gjasë po zhvillohet për herë të parë në kuadër të këtij institucioni.

“Duhet kuptuar që bizneset, subjektet afariste, për ne janë partnerë. Por, partneriteti ka detyrime dhe obligime. Ka edhe respekt të parimeve dhe normave ligjore që duhet t’i bëjmë anasjelltas. Në kuadër të kësaj ne po përpiqemi që të ndryshojmë disa praktika në mënyrë që të dihet rregulli i qartë në respektimin e kushteve të sigurisë së punës për të gjithë qytetarët tanë”, tha ai.

Aksioni fillimisht nis në tre qytete dhe më pas do të zgjerohet në të gjitha qytete të tjera.

Autoritetet njoftuan se në këtë aksion do të marrin pjesë 15 ekipe inspektuese me 30 inspektorë.

I pyetur nga gazetarët nëse aksioni ka për shënjestër vendpunishtet në sektorin e ndërtimtarisë, autoritetet thanë se plani operativ është bërë në atë mënyrë që ka identifikuar sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Sa i përket sektorit të ndërtimtarisë, më herët Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij

Related

Previous Post

Aksion në veri: Bastisje në 6 lokacione, Policia tregon çfarë u sekuestrua.

Next Post

Tragjedi në Malishevë: Babai dhe dy fëmijë humbin jetën nga asfiksia e dyshuar

Next Post
Tragjedi në Malishevë: Babai dhe dy fëmijë humbin jetën nga asfiksia e dyshuar

Tragjedi në Malishevë: Babai dhe dy fëmijë humbin jetën nga asfiksia e dyshuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.