Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitjen e rreth 1.8 kilogramëve heroinë dhe armëmbajtje pa leje

Qendra Info by Qendra Info
17/11/2026
in Lajme
0
Vrasja e 80-vjeçares në Prizren: Prokuroria tregon detajet, dyshohet se burri e vrau me dhunë fizike.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të heroinës në bashkëkryerje. Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1.8 kilogramë heroinë, një sasi marihuane, pesë armë zjarri dhe 549 fishekë.

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave me inicialet R.B., A.R. dhe B.(Sh) B., të cilët ndodhen në paraburgim që nga 23 marsi 2026.

Ata dyshohen për kryerjen në bashkëkryerje të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërkaq, dy prej të pandehurve, R.B. dhe B.(Sh) B., akuzohen edhe për mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit, nga një periudhë e papërcaktuar deri më 23 mars 2026, dyshohet se janë marrë me shitjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të heroinës në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës.

Prokuroria pretendon se ata kanë vepruar si anëtarë të një grupi, duke komunikuar dhe koordinuar vazhdimisht veprimet për sigurimin e personave të interesuar për blerjen dhe shitjen e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 1.8 kilogramë heroinë

Gjatë hetimeve dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, më 23 mars 2026, policia ka ndaluar një automjet në të cilin, sipas Prokurorisë, të pandehurit kishin fshehur dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë fillestare prej 1.017,25 gramësh.

Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit R.B., është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi tjetër e dyshuar heroine, me peshë fillestare prej 806 gramësh.

Sipas raportit të ekspertimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, të dyja sasitë përmbanin heroinë të përzier me substanca të tjera, me peshë neto të përgjithshme prej 1.780,13 gramësh.

Ndërkaq, gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit B.(Sh) B., është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi kanabisi (marihuane), me peshë neto prej 12,69 gramësh.

Sekuestrohen pesë armë zjarri dhe 549 fishekë

Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, R.B. dhe B.(Sh) B. akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrolleve në pronat e tyre, autoritetet kanë sekuestruar pesë armë zjarri, përfshirë pistoleta, pushkë gjuetie dhe një armë automatike, si dhe gjithsej 549 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Prokuroria kërkon konfiskimin e automjeteve dhe pasurisë

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e përhershëm të pasurisë dhe sendeve që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale ose janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Kërkesa përfshin dy automjete, një Land Rover dhe një Mercedes GLE, telefona mobilë dhe pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe koordinim të aktiviteteve, substancat narkotike, armët, municionin dhe paratë e gatshme.

Prokuroria ka propozuar që automjetet të shiten përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, ndërsa të hyrat të derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Për narkotikët, armët, municionin dhe pajisjet e tjera është kërkuar konfiskimi dhe shkatërrimi, në përputhje me procedurat ligjore.

Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuza është ngritur më 17 nëntor 2026.

Related

Previous Post

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.