Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Alarm në Poloni: Dyshohet për sulm të mundshëm ndaj kryeministrit Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes

Qendra Info by Qendra Info
11/10/2026
in Lajme
0
Tusk paralajmëron përshkallëzim: Polonia është gati të rrëzojë dronë e aeroplanë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet polake kanë marrë informacione për një sulm të mundshëm ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe zëvendëskryeministrit, njëherësh ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.

Lajmi u bë i ditur të dielën nga Karolina Gałecka, zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme të Polonisë, përmes një postimi në platformën X.

Sipas saj, ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński, dhe ministri-koordinator i Shërbimeve Speciale, Tomasz Siemoniak, kanë urdhëruar ndërmarrjen e masave për trajtimin e këtij rasti.

“Pas informacioneve të marra nga policia polake për një sulm të mundshëm ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, ministri i Brendshëm Marcin Kierwiński dhe ministri-koordinator i Shërbimeve Speciale, Tomasz Siemoniak, urdhëruan marrjen e masave për këtë çështje”, ka shkruar Gałecka.

Mbledhje në Qendrën Kundër Terrorizmit

Sipas njoftimit, të dielën në orën 11:00 është paraparë të mbahet një mbledhje në Qendrën Kundër Terrorizmit të Agjencisë së Sigurisë së Brendshme të Polonisë (ABW).

Deri në publikimin e raportimit, nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera mbi natyrën e kërcënimit apo personat që mund të qëndrojnë pas tij.

Njoftimi vjen në një periudhë kur autoritetet polake po përballen me shqetësime të shtuara për sigurinë publike, pas një serie incidentesh të dhunshme në shkollat e vendit.

Related

Previous Post

Horoskopi i madh javor: Gaforrja nis një romancë në punë, Bricjapi pret takime dhe vallëzime

Next Post

Shaip Kamberi: Vuçiqi shqetësohet nga lista e përbashkët shqiptare, synon ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës

Next Post
Shaip Kamberi: Vuçiqi shqetësohet nga lista e përbashkët shqiptare, synon ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës

Shaip Kamberi: Vuçiqi shqetësohet nga lista e përbashkët shqiptare, synon ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.