Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ambasada gjermane: Një Ballkan Perëndimor i sigurt do të thotë një Evropë e sigurt

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/10/2025
in Lajme
0
Ambasada gjermane: Një Ballkan Perëndimor i sigurt do të thotë një Evropë e sigurt
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

22 tetor 2025 — Sot në Londër po mbahet Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, ngjarja përmbyllëse e këtij viti që mbledh krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë njofton se samiti pason një vit përgatitjesh intensive dhe ka për qëllim të sjellë “momentum të ri, rezultate të prekshme dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Evropë.”

Procesi i Berlinit, i nisur nga Gjermania në vitin 2014, mbështet aspiratat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcon bashkëpunimin ndërmjet tyre.

“Ky proces sjell përmirësime të dukshme në jetën e qytetarëve, si heqja e tarifave të roamingut dhe njohja e ndërsjellë e kualifikimeve profesionale dhe akademike,” thuhet në komunikatë.

Ambasada thekson se reformat janë mjet për të forcuar sundimin e ligjit, demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për shoqërinë.

“Një Ballkan Perëndimor i sigurt nënkupton një Evropë të sigurt. Bashkëpunimi i ngushtë forcon jo vetëm secilin vend të rajonit, por edhe interesat e përbashkëta të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar,” përfundon njoftimi.

Related

Previous Post

Helmohen disa nxënës në një shkollë në Vitomiricë të Pejës

Next Post

Parlamenti Evropian ‘godet’ Serbinë, miraton rezolutë të ashpër

Next Post
Parlamenti Evropian ‘godet’ Serbinë, miraton rezolutë të ashpër

Parlamenti Evropian ‘godet’ Serbinë, miraton rezolutë të ashpër

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.