Ardian Gjini do të jetë kandidat i AAK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër dhe bartës i listës së AAK-së.
Kështu ka konfirmuar sot nënkryetari i partisë, Pal Lekaj.
“Ardian Gjini do të jetë bartës i listës dhe kandidat për kryeministër”.
Kosova do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas dështimit të zgjedhjes së presidentit brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja. Data e zgjedhjeve pritet të caktohet së shpejti.

