Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Vazhdojnë punësimet në AKP: vajza e Shpejtim Bulliqit dhe gruaja e shokut të kryeshefit rehatohen në pozita.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/04/2026
in Category
0
Vazhdojnë punësimet në AKP: vajza e Shpejtim Bulliqit dhe gruaja e shokut të kryeshefit rehatohen në pozita.
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vazhdën e punësimeve dhe emërimeve të shumta në pozita të larta brenda Agjencia Kosovare e Privatizimit, institucion që Albin Kurti kishte premtuar ta mbyllte si në opozitë ashtu edhe pas ardhjes në pushtet, po thellohet dyshimi për një sistem të organizuar favorizimesh.

Përveç familjarëve të zyrtarëve të pushtetit, në këtë institucion tashmë po depërtojnë edhe lidhje të tjera të afërta – përfshirë bashkëshortet e miqve të figurave kyçe drejtuese.

Vajza e Shpejtim Bulliqit sërish në listë

Në konkursin e fundit për tre pozita të zyrtarëve në Zyrën Rajonale në Prishtinë, Komisioni i Pranimit ka renditur me pikët maksimale në vendin e parë Egzonë Bulliqi, vajzën e Shpejtim Bulliqi.

Ajo nuk është emër i ri në këtë institucion. Që nga viti 2022, Egzonë Bulliqi ishte angazhuar në të njëjtën zyrë si ofruese e shërbimeve.

 

Në listë edhe bashkëshortja e mikut të kryeshefit në detyrë

Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Infokus, në vendin e tretë të listës, gjithashtu me pikë të larta krahasuar me kandidatët e tjerë, renditet Vanesa Krasniqi.

Ajo është bashkëshortja e Taulant Tanushaj, i cili mban pozitën e shefit të kabinetit të kryeshefit në KOSTT dhe njihet si mik i afërt i Burim LeciT, ushtrues detyre i kryeshefit në AKP.

Marrëdhënia mes Tanushajt dhe Lecit nuk është e panjohur për publikun. Ata shpesh e ekspozojnë këtë afërsi edhe në rrjetet sociale, duke e bërë edhe më të ndjeshëm perceptimin për ndikim të mundshëm në procese të brendshme punësimi.

Nga premtimet për reformë te praktikat e vjetra

Zhvillimet e fundit në AKP rikthejnë në vëmendje kontrastin e thellë mes premtimeve politike për reformim dhe realitetit të menaxhimit institucional. Institucioni që ishte paralajmëruar të mbyllej, po vazhdon të funksionojë si një hapësirë ku lidhjet familjare dhe shoqërore duket se kanë peshë të konsiderueshme në përzgjedhjen e stafit.

Në mungesë të transparencës së plotë dhe llogaridhënies institucionale, këto raste rrisin dyshimet për kapje të institucioneve dhe minojnë besimin e publikut në meritokraci.

Pas propozimit të emrave të tyre në qeveri, kjo listë prej 7 emrave të anëtarëve të bordit të drejtorëve në AKP u dërgua pa qenë pjesë e rendit të ditës në komisionin që udhëhiqej nga ish ministrja e deputetja e Lëvizjes Vetëvendoje, Rozeta Hajdari.

Pas kësaj deputetët e LVV-së votuan pro këtij bordi në Kuvend, ku pjesë e tij ishin  Hekuran Nikçi si kryesues, i arrestuar dhe i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Feim Kelmendi po ashtu duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për të njëjtën vepër ishte raportuar në polici edhe Atdhe Hykolli.

 

Related

Previous Post

Ardian Gjini do të jetë kandidat i AAK-së për kryeministër.

Next Post

Data e zgjedhjeve, nis takimi i Haxhiut me partitë politike.

Next Post
Data e zgjedhjeve, nis takimi i Haxhiut me partitë politike.

Data e zgjedhjeve, nis takimi i Haxhiut me partitë politike.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.