Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Data e zgjedhjeve, nis takimi i Haxhiut me partitë politike.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/04/2026
in Category
0
Data e zgjedhjeve, nis takimi i Haxhiut me partitë politike.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur takimi i thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu me partitë politike, për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Përfaqësues të partive deri dje në opozitë, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidencës.

Takimi vjen pasi Presidenca ka bërë të ditur se Haxhiu është koordinuar me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, lidhur me përgatitjet institucionale për organizimin e zgjedhjeve.

Sipas Presidencës, në takimin me Radoniqin është diskutuar për afatet ligjore, përgatitjet administrative, koordinimin ndërinstitucional dhe nevojën që procesi zgjedhor të zhvillohet pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale.

Kosova po shkon në zgjedhje të reja parlamentare pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues prej 34 ditësh, i cili përfundoi të martën në orën 24:00.

Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi shpërndahet automatikisht në rast se presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati.

Haxhiu ka deklaruar se zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues, ndërsa pas konsultimeve me partitë politike pritet të caktohet data e votimit.

Sipas afateve ligjore, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh, me 7 qershorin që paraqet datën e fundit të mundshme për mbajtjen e tyre.

Related

Previous Post

Vazhdojnë punësimet në AKP: vajza e Shpejtim Bulliqit dhe gruaja e shokut të kryeshefit rehatohen në pozita.

Next Post

Gjini pas takimit: arrihet dakordim për 7 qershorin si datë zgjedhjesh.

Next Post
Gjini pas takimit: arrihet dakordim për 7 qershorin si datë zgjedhjesh.

Gjini pas takimit: arrihet dakordim për 7 qershorin si datë zgjedhjesh.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.