Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe përplasjeve rreth zgjedhjes së presidentit dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një postim në Facebook, Gjini ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se, pavarësisht përpjekjeve për të vënë në vështirësi PDK-në dhe LDK-në, sipas tij, Kurti ka treguar njëkohësisht edhe mënyrën se si ai vetë e ushtron politikën.
“Po i duket që i dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por po harron se në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten, se sa i pandershëm, sa mashtrues dhe sa brutal është kundër qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Gjini.
Deklarata e Gjinit vjen në një kohë kur partitë politike po zhvillojnë negociata lidhur me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

