Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet në Shtime një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv

Qendra Info by Qendra Info
30/07/2026
in Lajme
0
Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar në Shtime një person i cili ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv, pas një ndjekjeje në rrugët e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur më 29 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur hetuesit e Stacionit Policor në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani”, kanë vërejtur një automjet, drejtuesi i të cilit nuk u kishte dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar.

Sipas Policisë, zyrtarët policorë i kanë dhënë urdhër shoferit të ndalonte, por ai nuk i është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen. Pas aktivizimit të sinjalizimit të alarmit nga automjeti policor, i dyshuari ka rritur shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme në komunikacion, përfshirë tejkalime edhe mbi trotuar.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, i dyshuari ka hyrë në rrugën “12 Qershori”, ku, pasi ka hasur në një rrugë pa dalje, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me vrap.

Një nga hetuesit ka vazhduar ndjekjen në këmbë dhe, pas urdhrave verbalë për ndalim, ka arritur ta neutralizojë dhe arrestojë personin.

Gjatë verifikimit në stacionin policor është konstatuar se i arrestuari ishte person i kërkuar me urdhërarrest aktiv. Sipas të dhënave zyrtare, ai ishte arratisur nga një institucion korrektues gjatë vuajtjes së dënimit dhe për rreth tre vjet kishte qëndruar jashtë vendit.

Me vendim të gjyqtarit kompetent, personi me inicialet A.S., 21 vjeç, është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia ka bërë të ditur se gjatë tentativës për arratisje dhe arrestimit, i dyshuari ka bërë rezistencë aktive dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore. Atij i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF-Shtime.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për zbatimin e ligjit, garantimin e sigurisë publike dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.

Related

Previous Post

Deklarata e Tatimit mbi të Ardhurat në Francë: Katër muaj kohë për të korrigjuar gabimet dhe për të rillogaritur tatimin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.