Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, pas një hetimi intensiv të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 16 korrik 2026 në Hajvali të Prishtinës, ku si pasojë e një incidenti një person kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Pas veprimeve intensive hetimore dhe operative, hetuesit kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin me inicialet R.G., 18 vjeç.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
