Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

AUV alarmon: Gati çdo i pesti produkt i qumështit në Kosovë kishte përbërës të padeklaruar, zbulohen shkelje me vajin e palmës

Qendra Info by Qendra Info
04/08/2026
in Lajme
0
AUV alarmon: Gati çdo i pesti produkt i qumështit në Kosovë kishte përbërës të padeklaruar, zbulohen shkelje me vajin e palmës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka publikuar rezultatet e një aksioni disa mujor të kontrollit në sektorin e qumështit, ku është konstatuar se gati çdo i pesti produkt i analizuar përmbante përbërës të padeklaruar në etiketë, duke ngritur shqetësime serioze për transparencën ndaj konsumatorëve.

Në një konferencë për media të mbajtur të martën, drejtori ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, bëri të ditur se gjatë periudhës prill–korrik 2026 janë kryer kontrolle në treg, në njësitë prodhuese, në pikat kufitare dhe te përpunuesit e qumështit.

Sipas tij, janë analizuar 495 mostra, nga të cilat janë identifikuar 93 mospërputhje. Prej tyre, 46 raste kanë të bëjnë me praninë ose mosdeklarimin e vajit të palmës, ndërsa shkeljet e tjera lidhen me praninë e vajrave bimorë, niseshtes dhe qumështit pluhur.

“Në mbi 90 për qind të rasteve të mospërputhjeve, përbërësit nuk janë deklaruar në etiketë sipas legjislacionit në fuqi. Kjo do të thotë se konsumatori nuk ka pasur informacion të plotë dhe të saktë për produktin që ka blerë,” tha Hoxha.

Ai sqaroi se në 85 raste janë gjetur përbërës të padeklaruar në etiketë, ndërsa në 8 raste janë deklaruar përbërës që nuk janë konstatuar gjatë analizave laboratorike.

“Kur një produkt përmban vaj palme, yndyrë bimore apo përbërës të tjerë alternativë, kjo duhet të deklarohet qartë. Konsumatori ka të drejtë të informohet në mënyrë transparente,” shtoi ai.

Shkelje edhe në autorizimet e operatorëve

Sipas AUV-së, një numër i konsiderueshëm operatorësh ekonomikë posedonin autorizim për përpunimin e qumështit, por jo edhe për përdorimin dhe përpunimin e vajit të palmës, yndyrave bimore, qumështit pluhur apo përbërësve të tjerë zëvendësues.

Megjithatë, Hoxha theksoi se ky aksion nuk duhet të interpretohet si tregues se sektori i qumështit në Kosovë është i pasigurt.

“Qëllimi nuk ka qenë goditja e sektorit, por rritja e standardeve dhe mbrojtja e konsumatorit. Nevojiten kontrolle të vazhdueshme dhe rregulla më të qarta për prodhimin, autorizimin dhe etiketimin e produkteve,” deklaroi ai.

Muja: Përgjegjësit do të përballen me ligjin

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, tha se qumështi i prodhuar nga fermerët kosovarë është cilësor, por sipas tij, problemet lindin gjatë fazës së përpunimit.

“Kontrolli është fokusuar te përpunuesit dhe distributorët. Ka kompani që kanë tradhtuar besimin e fermerëve dhe konsumatorëve,” tha Muja.

Ai paralajmëroi masa të ashpra ndaj operatorëve që kanë shkelur ligjin.

Sipas tij:

  • produktet me shkelje kritike do të tërhiqen nga tregu;
  • aktivitetet e paautorizuara do të pezullohen;
  • do të krijohet një sistem monitorimi të vazhdueshëm për të garantuar përputhshmërinë me standardet ligjore.

Shoqata e Qumështoreve kërkon hetime

Pas publikimit të rezultateve, Shoqata e Qumështoreve të Kosovës reagoi duke kërkuar hetime të plota dhe përgjegjësi penale për të gjithë ata që kanë përdorur vaj palme dhe qumësht pluhur pa e deklaruar në etiketa.

Në reagimin e saj, shoqata vlerësoi se gjetjet e AUV-së konfirmojnë shqetësimet që ajo kishte ngritur prej vitesh.

“Vaji i palmës dhe qumështi pluhur duhet të ndalohen në fabrikat e përpunimit të qumështit në Kosovë. Fshehja masive e këtyre përbërësve tregon se kemi të bëjmë me një problem serioz që duhet të marrë fund,” thuhet në reagim.

Shoqata kërkoi vazhdimin e kontrolleve deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve të keqpërdorimit dhe rikthimin e besimit të konsumatorëve te produktet vendore.

Produktet ku u evidentuan mospërputhje

Sipas prezantimit të shefit të laboratorit të AUV-së, Kujtim Uka, në një numër produktesh është konstatuar prania e vajit të palmës ose yndyrave bimore të padeklaruara.

Ndër kompanitë dhe produktet ku janë evidentuar mospërputhje përfshihen:

  • Aldi – gjizë;
  • ABI – krem i freskët dhe speca në krem;
  • Abrazen (Vita) – Holla Cream dhe qumësht;
  • Ajka – Schmand;
  • Anor – Double Cream;
  • Bylmeti – krem për pite dhe Schmand i freskët;
  • Dauti – përgatitje ushqimore me yndyrë bimore;
  • Delfini – Bianca;
  • Elkos – “Mrekullia nga Ajka” dhe margarinë;
  • Gola – kos me kajmak;
  • Grandi – margarinë Rosa;
  • Korabi – pavllak;
  • Magic Ice – gjizë;
  • Drena SHPK – mazë tradicionale;
  • PRO EX – krem për pite, Krem Budget, gjizë, lëng me speca dhe speca me ajkë.

AUV bëri të ditur se operatorëve ekonomikë u është kërkuar:

  • deklarimi korrekt i përbërësve në etiketa;
  • pajisja me autorizimet përkatëse;
  • ndarja fizike e produkteve me origjinë shtazore nga ato me përbërje bimore.

Në rastet me shkelje serioze janë marrë masa administrative.

Muja: Dyshime edhe për përdorimin e ujit të ujitjes nga “Vita”

Gjatë konferencës, ministri Armend Muja ngriti edhe një tjetër shqetësim, duke deklaruar se qumështorja “Abrazen” (Vita) dyshohet se është furnizuar me ujë nga sistemi i ujitjes, në kundërshtim me rregullat e higjienës, të cilat kërkojnë përdorimin ekskluziv të ujit të pijshëm.

Sipas Mujës, informacioni është marrë nga Ministria e Ekonomisë, ndërsa dyshime janë ngritur edhe ndaj kompanisë “Drini i Bardhë”, e cila, sipas tij, mund të ketë devijuar ujin e destinuar për fermerët.

“Kemi kërkuar sqarime dhe, sipas informacioneve tona, kompania ka pranuar se furnizimi është bërë për cisternat e qumështit. Për këtë rast do të parashtrohet kallëzim penal,” deklaroi Muja.

Çfarë është vaji i palmës?

Vaji i palmës është një vaj bimor që nxirret nga fruti i palmës dhe përdoret gjerësisht në industrinë ushqimore për shkak të kostos së ulët dhe aftësisë për të zgjatur afatin e përdorimit të produkteve. Megjithatë, konsumimi i tepërt i tij lidhet me rritjen e yndyrave të ngopura dhe kolesterolit, ndaj legjislacioni kërkon që prania e tij të deklarohet qartë në etiketë, në mënyrë që konsumatori të jetë i informuar për përbërjen e produktit. Burimi: https://kosovaime.tv/

Related

Previous Post

Tragjedia në Pejë, sot i jepet lamtumira e fundit gruas që humbi jetën pasi u godit nga treni.

Next Post

Fluks i shtuar në disa pika kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Next Post
Fluksi në kufi në mbrëmje: Deri në 90 minuta pritje në Muçibabë, kolona 1.2 kilometra

Fluks i shtuar në disa pika kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.