Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

AUV tërheq nga tregu “Flips Ketchup” të Pestovës: Ka gjurmë qumështi të padeklaruara

Qendra Info by Qendra Info
26/09/2026
in Lajme
0
AUV mohon publikimin e analizave të qumështit: Rezultatet ende nuk kanë përfunduar
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit ushqimor “Flips Ketchup”, prodhuar nga PESTOVA L.L.C., për shkak të pranisë së gjurmëve të alergjenit qumësht që nuk janë deklaruar në etiketë.

Njoftimi është bërë përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) me numër 2026.8267. Sipas AUV-së, rasti është identifikuar pas një kontrolli zyrtar në Slloveni, ku mostra e produktit ka rezultuar pozitive për praninë e gjurmëve të qumështit.

Sipas vlerësimit të riskut në kuadër të RASFF-it, produkti konsiderohet i pasigurt për konsumatorët me ndjeshmëri ndaj alergjenit qumësht.

AUV ka nisur menjëherë gjurmueshmërinë e produktit dhe ka kryer kontroll zyrtar te operatori PESTOVA SHPK. Gjatë kontrollit është konstatuar se në stok ndodhej produkti me Lot FK 04/26.

Sipas dokumentacionit, nga ky lot janë prodhuar 20,406 paketime, të cilat janë eksportuar edhe në disa shtete.

Agjencia ka urdhëruar operatorin ekonomik që produkti me këtë lot të tërhiqet menjëherë nga tregu, ndërsa ka ndaluar shitjen dhe shpërndarjen e sasisë së mbetur në depo.

Po ashtu, është vendosur masë kufizuese për prodhimin dhe vendosjen në treg të produktit të ri deri në përfundimin e analizave laboratorike për praninë e alergjenëve të qumështit dhe/ose korrigjimin e deklarimit në etiketë.

Të dhënat e produktit:

  • Produkti: Flips Ketchup
  • Prodhuesi: PESTOVA L.L.C., Kosovë
  • Loti: FK 04/26
  • Data e skadimit: 11.02.2027
  • Njoftimi RASFF: 2026.8267
  • Rreziku: Prani e gjurmëve të alergjenit qumësht dhe mosdeklarim i tij

AUV u ka bërë thirrje konsumatorëve që të tregojnë kujdes gjatë blerjes së produkteve ushqimore. Personat që e kanë këtë produkt në shtëpi këshillohen ta kthejnë në pikën ku e kanë blerë, ndërsa në rast se e hasin në treg, të njoftojnë AUV-në.

Sipas AUV-së, masat do të vazhdojnë deri në përfundimin e analizave laboratorike, pas së cilave do të vendoset për fatin e produktit dhe për masat e mëtejshme lidhur me etiketimin dhe deklarimin e përbërësve.

Related

Previous Post

Gërvalla: Projektligjin e PDK-së për Specialen po e analizojnë ekspertët, nuk do të nxitohemi

Next Post

Wadephul takon Lavrovin në OKB, Gjermania paralajmëron Moskën për përshkallëzimin

Next Post
Gjermania: Evropa duhet të mësojë nga Ukraina për përdorimin e dronëve në mbrojtje

Wadephul takon Lavrovin në OKB, Gjermania paralajmëron Moskën për përshkallëzimin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.