Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Balla sulmon Azemin e LVV-së: “Mik i Mujecit, kundër Ramës pas rastit me 11 mijë doza drogë”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/07/2026
in Category
0
Balla sulmon Azemin e LVV-së: “Mik i Mujecit, kundër Ramës pas rastit me 11 mijë doza drogë”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka komentuar pjesëmarrjen e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, ish-deputetit Egzon Azemi në protestën kundër qeverisë në Tiranë.

Balla publikoi një video në Facebook, duke thënë se Azemi është edhe mik i Besnik Mujecit, aktivstit të LVV-së i cili në verën e vitit 2023 ishte arrestuar në Tiranë për shitje droge.

“Transparenca e Protestës🦩identifikojmë sorrat🐦‍⬛ Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalen për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, shkroi Balla në postim.

Azemi para disa ditësh publikoi një video në Facebook nga protesta në Tiranë.

“Sheshit të Shqipërisë së Re nuk i shihej as fillimi, as fundi. ❤️ Nuk mund të mos i bashkohesha një thirrjeje kaq të sinqertë e energjike, që prej 35 ditësh me radhë po ushton kaq pastër e kaq fort! Shqipëria është atdheu i secilit shqiptar dhe kur tentohet të falet e të shitet, nuk do të heshtim kurrë”, kishte shkruar ai në një postim në Facebook.

 

Related

Previous Post

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc: Të akuzuarit dalin sot para gjykatës.

Next Post

Policia nis aksion ndaj trotinetëve elektrikë, sekuestrime dhe gjoba për drejtuesit.

Next Post
Policia nis aksion ndaj trotinetëve elektrikë, sekuestrime dhe gjoba për drejtuesit.

Policia nis aksion ndaj trotinetëve elektrikë, sekuestrime dhe gjoba për drejtuesit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.