Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ekonomia

Bankat thyejnë rekord, për gjashtë muaj fituan 67.5 milion euro

Sektori bankar në gjysmën e parë të vitit 2022 realizoi fitim në vlerë prej 67.5 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar që nga themelimi i sektorit bankar për periudhën e gjashtëmujorit të parë. Këto të dhëna janë publikuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës.

14/11/2022
in Ekonomia
Reading Time: 2 mins read
Bankat thyejnë rekord, për gjashtë muaj fituan 67.5 milion euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
 “Ky rezultat financiar i atribuohet rritjes më të lartë të të hyrave, mbështetur nga rritja e përshpejtuar e kreditimit, dhe njëkohësisht, rritjes më të ulët të shpenzimeve. Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 168.9 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.6 për qind (11.1 për qind një vit më parë).”, thuhet në raport.  Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor, sipas raportit të BQK-së,  kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 71.2 për qind të gjithsej të hyrave.
“Në kuadër të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kishin kontributin kryesor në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit. Për dallim nga periudhat e kaluara, me rritje mjaftë të lartë u karakterizuan të hyrat nga interesi prej mjeteve të mbajtura në bankat tjera, që mund të jenë ndikuar nga rritja e normave të interesit në depozita.
Përderisa, kategoria e të hyrave nga jo interesi shënoi rritje më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë, prej 13.3 për qind (23.9 për qind në qershor 2021), dhe arritën në vlerën prej 42.1 milionë euro kryesisht rezultat i arkëtimeve nga tarifat dhe komisionet.”, thuhet në raport.  Për dallim nga viti i kaluar, sipas vlerësimeve të BQK-së,  gjithsej shpenzimet e sektorit bankar u rritën 6.1 për qind deri në qershor 2022 (rënie prej 1.1 për qind në qershor 2021) dhe arritën vlerën prej 101.4 milionë euro.
Kontributin në këtë diferencë e kishte rritja e shpenzimeve të përgjithshme dhe administrative prej 8.6 për qind që kryesisht reflekton rritjen e shpenzimeve të personelit për 11.9 për qind. Kjo rritje sugjeron për rritjen e pagave të punonjësve në sektorin bankar, e cila mund të jetë korrigjim për rritjen e çmimeve në vend. Në anën tjetër, kategoria e shpenzimeve të jo interesit shënoi rënie të theksuar në krahasim me vitin paraprak, kryesisht për shkak të zvogëlimit të shpenzimeve për provizioneve për humbjet e mundshme në kredi.

Po ashtu sipas këtij raporti normat e interesit në kredi  ndaj korporatave jo financiare në qershor 2022 qëndroi në 6.1 për qind, për 0.2 pikë përqindje më e lartë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Related

Previous Post

Investitorët institucionalë po heqin dorë nga kriptomonedhat

Next Post

Volvo vjen edhe në Kosovë

Next Post
Volvo vjen edhe në Kosovë

Volvo vjen edhe në Kosovë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

30/06/2025
Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

30/06/2025
Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

30/06/2025
Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

30/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

30/06/2025
Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

30/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info