Volvo vjen edhe në Kosovë

Prodhuesi i njohur i veturave “Volvo” tani do të jetë prezent  përmes një përfaqësie  edhe në Kosovë.

Bëhet fjalë për veturat e prodhuara nga një korporatë prodhuese shumëkombëshe me seli në Goteborg të Suedisë.

Lajmi për ardhjen e kësaj marke veturash në Kosovë vjen në kohën kur përfaqësues të saj kanë thënë kompania po synon të arrijë ‘barazinë e çmimeve’, midis makinave venzinë dhe elektrike.

Madje, sipas parashikimeve të tyre, kjo do të mund të ndodhë hiq më larg se deri në mesin e kësaj dekade.

E njohur në të gjithë botën si një markë premium, në Suedi konsiderohet kryesisht një makinë praktike familjare.

Por duke pasur parasysh faktin se është edhe një sinonim i sigurisë, besueshmërisë dhe cilësisë, Volvo është bërë një nga markat emblematike në botë.

Next Post