Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE-ja ngre alarmin për pasaportat serbe të rusëve, shqetësime për sigurinë në Evropë dhe Ballkan

Qendra Info by Qendra Info
09/06/2026
in Lajme
0
BE-ja ngre alarmin për pasaportat serbe të rusëve, shqetësime për sigurinë në Evropë dhe Ballkan
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për rritjen e numrit të shtetasve rusë që po pajisen me shtetësi serbe, duke paralajmëruar se kjo mund të krijojë rreziqe të reja sigurie për vendet evropiane dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas një dokumenti të fundit të Komisioni Evropian, numri i qytetarëve rusë që kanë marrë shtetësi serbe është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Kjo u mundëson atyre të përfitojnë nga regjimi pa viza që Serbia gëzon me Bashkimin Evropian, duke fituar qasje më të lehtë në vendet e zonës evropiane.

Në vlerësimin e Komisionit Evropian thuhet se, ndonëse politika e shtetësisë mbetet kompetencë sovrane e Serbisë, natyralizimi i përshpejtuar i shtetasve rusë dhe qasja e tyre në udhëtimet pa viza drejt BE-së përbën një sfidë potenciale për sigurinë e bllokut evropian.

Çështja është diskutuar edhe në nivel diplomatik mes shteteve anëtare të BE-së, ndërsa disa vende kanë kërkuar masa më të ashpra ndaj qytetarëve rusë pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka deklaruar më herët se Serbia nuk planifikon të vendosë viza për qytetarët rusë, pavarësisht kërkesave dhe presionit të vazhdueshëm nga Bashkimi Evropian.

Aktualisht, Rusia mbetet një nga 12 shtetet e treta qytetarët e të cilave mund të hyjnë në Serbi pa vizë, ndonëse nuk gëzojnë të njëjtin regjim me vendet e BE-së.

Shqetësimet nuk kufizohen vetëm në territorin e Bashkimit Evropian. Analistët vlerësojnë se shtetasit rusë që marrin pasaportë serbe mund të lëvizin më lehtë edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, vende që janë harmonizuar me sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Rusia e konsideron zyrtarisht Maqedoninë e Veriut si një “vend jomiqësor”, për shkak të mbështetjes së saj për politikat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës pas luftës në Ukrainë.

Autoritetet evropiane vlerësojnë se harmonizimi i politikave të vizave dhe migracionit mbetet një nga kushtet kryesore që Serbia duhet të përmbushë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Në këtë kontekst, çështja e dhënies së shtetësisë për qytetarët rusë pritet të mbetet një nga temat më të ndjeshme në raportet ndërmjet Brukselit dhe Beogradit.

Related

Previous Post

Parashikimi i motit për të martën në Kosovë

Next Post

Rama i vendosur për resortin në Zvërnec: Më kanë votuar për t’i bërë këto projekte realitet, protestat nuk do ta ndalin investimin

Next Post
Rama i vendosur për resortin në Zvërnec: Më kanë votuar për t’i bërë këto projekte realitet, protestat nuk do ta ndalin investimin

Rama i vendosur për resortin në Zvërnec: Më kanë votuar për t’i bërë këto projekte realitet, protestat nuk do ta ndalin investimin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.