Magazina Qendra
Advertisement
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Magazina Qendra
No Result
View All Result
Home Biznesi

BE një hap më afër kufizimit të çmimit të naftës ruse, 60 dollarë për fuçi

Bashkimi Evropian po i afrohet më shumë vendosjes së një kufiri të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse, një manovër e shumëpritur dhe komplekse politike dhe ekonomike. Masa ka për qëllim të vazhdojë rrjedhjen e naftës së Rusisë në tregjet globale dhe, njëkohësisht, të kufizojë aftësinë e presidentit Vladimir Putin për të financuar luftën e tij në Ukrainë.

02/12/2022
in Biznesi
Reading Time: 2 mins read
Nafta 1.72 cent, benzina shitet me 1.47
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vendet e Bashkimit Evropian u përpoqën të arrinin një marrëveshje për këtë, pas këmbënguljes së Polonisë për të caktuar një çmim sa më të ulët për një fuçi të naftës ruse, thanë diplomatët të enjten. “Ende presim rezistencë nga Varshava”, tha një diplomat i BE-së, i cili foli në kushte anonimiteti.

Oferta e fundit, e konfirmuar nga 3 diplomatë të BE-së, vjen përpara një afati për të vendosur çmimin e naftës me zbritje deri të hënën, kur një embargo evropiane ndaj naftës së papërpunuar ruse dhe një ndalim për sigurimin e transportit për këto furnizime hyjnë në fuqi. Diplomatët folën në kushte anonimiteti pasi procesi ligjor për këtë çështje ende nuk ka përfunduar.

Shifra prej 60 dollarësh është një kufi afër çmimit aktual të naftës së papërpunuar të Rusisë, i cili ra këtë javë në nën 60 dollarë për fuçi dhe ka për qëllim të parandalojë një reduktim të mëtejshëm të naftës ruse në tregun botëror pas hyrjes në fuqi të sanksioneve të reja perëndimore ndaj Moskës.

Kjo është një zbritje e madhe duke marrë parasysh se nafta e papërpunuar të ejten tregtohej me një çmim prej 87 dollarësh për fuçi, por mund të jetë i pranueshëm për Moskën, pavarësisht se ajo e kundërshton idenë e vendosjes së një kufiri të tillë.

Nafta është burimi kryesor i të ardhurave financiare të Kremlinit dhe e ka mbajtur ekonominë ruse në këmbë deri më tani, pavarësisht ndalimit të eksporteve, sanksioneve dhe ngrirjes së aseteve të bankës qendrore ruse që hynë në fuqi pas fillimi të agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të këtij viti. Rusia eksporton afërsisht 5 milionë fuçi naftë në ditë.

Rreziqet e dështimit të vendosjes së kufirit të çmimit janë të mëdha dhe mund të dëmtojnë furnizimin e botës me naftë. Nëse dështon, Rusia mund të hakmerret duke ndaluar eksportin e naftës dhe çmimet e energjisë në mbarë botën mund të rriten në mënyrë drastike. Presidenti Putin ka thënë se nuk do të shesë naftë nëse vendosen kufizime ndaj çmimit të saj dhe do të hakmerrej ndaj vendeve që do ta zbatonin masën.

Konsumatorët amerikanë dhe evropianë mund të ndiejnë pasojat nga rritja e çmimit të karburantit dhe njerëzit në vendet në zhvillim mund të përballen me nivele më të larta të pasigurisë ushqimore.

Related

Previous Post

“Mundësia e fundit për Bitcoin”

Next Post

Mullistët paralajmërojnë rënie të çmimit të bukës në Kosovë

Next Post
Mullistët paralajmërojnë rënie të çmimit të bukës në Kosovë

Mullistët paralajmërojnë rënie të çmimit të bukës në Kosovë

Please login to join discussion

Stay Connected test

  • 23.8k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

01/03/2023
Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

01/03/2023
Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

01/03/2023
Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023

Të fundit

Follow Us

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Më të rejat

©2021 Qendra.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.