Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Begaj: Ta ruajmë dhe ta përcjellim brez pas brezi gjuhën shqipe

Qendra Info by Qendra Info
21/02/2026
in Lajme
0
Komisioni i Ligjeve shqyrton kërkesën e PD-së për shkarkimin e Presidentit Begaj
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë thirrje për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, duke theksuar rëndësinë e saj për identitetin dhe kulturën kombëtare.

Në një mesazh të publikuar së fundmi, Begaj u shpreh se gjuha amtare duhet të ruhet, të përcillet ndër breza dhe të flitet me kujdes e dashuri nga të gjithë shqiptarët.

“Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë amtare”, theksoi presidenti.

Begaj falënderoi nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu” në Peshkopi për video-mesazhin e dërguar, duke i përgëzuar për angazhimin e tyre në promovimin e gjuhës shqipe.

Kjo shkollë është gjithashtu fituesja aktuale e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe, një garë që synon të nxisë dashurinë dhe përkushtimin e të rinjve ndaj gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Presidenti vlerësoi punën e mësuesve dhe përkushtimin e nxënësve, duke theksuar se edukimi dhe kujdesi për gjuhën janë themel për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për zhvillimin e brezave të ardhshëm.

Related

Previous Post

Pse duhet të pini lëng karrote çdo ditë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.