Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Përmes një mesazhi publik, Berisha uroi që kjo festë të sjellë mbarësi, shëndet dhe suksese për familjet shqiptare dhe mbarë kombin.
“Gëzuar Kurban Bajramin! Miq, sot besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Le të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë e jona dhe e mbarë shqiptarëve të pranohet dhe të kthehet në mbarësi, gëzime, shëndet dhe sukses për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Bajramin e ardhshëm ta festojmë edhe më mirë. Gëzuar!”, ka shkruar Berisha.

