FIFA 2026 ka mësuar tetë skuadrat çerekfinaliste, pasi Zvicra siguroi biletën e fundit duke eliminuar Kolumbia pas një drame 120-minutëshe dhe serisë së penalltive.
Ndeshja e zhvilluar në Vancouver përfundoi pa gola (0-0) pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa fituesi u përcaktua nga pika e bardhë. Zvicra triumfoi 4-3 në penallti, duke siguruar përballjen me kampionen në fuqi, Argjentina, në çerekfinale.
Te zviceranët penalltinë e vetme të humbur e pati Manuel Akanji, ndërsa për Kolumbinë gabuan Davinson Sánchez dhe Jhon Arias Hernández.
Me këtë rezultat janë kompletuar edhe katër çiftet e fazës çerekfinale të Kupës së Botës 2026:
- Franca – Maroku
- Spanja – Belgjika
- Norvegjia – Anglia
- Argjentina – Zvicra
Orari i ndeshjeve çerekfinale
- 9 korrik, ora 22:00 – Francë – Marok (Boston)
- 10 korrik, ora 21:00 – Spanjë – Belgjikë (Los Angeles)
- 11 korrik, ora 23:00 – Norvegji – Angli (Miami)
- 12 korrik, ora 03:00 – Argjentinë – Zvicër (Kansas)
Faza çerekfinale pritet të sjellë përballje spektakolare, me vëmendjen më të madhe të përqendruar te sfida mes Argjentinës së Lionel Messi dhe Zvicrës, si dhe dueli mes Francës dhe surprizës së këtij Botërori, Marokut.

