Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Bullgaria drejt euros, por jo pa kundërshtime

05/06/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Bullgaria drejt euros, por jo pa kundërshtime
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Evropian ka vlerësuar se Bullgaria është gati të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që adoptuar monedhën euro, duke plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për anëtarësim në eurozonë. Në një raport të fundit, Komisioni thekson përparimet e konsiderueshme të vendit, veçanërisht në uljen e inflacionit nga mbi 9.5% në 2.7% gjatë vitit të kaluar.

Sipas parashikimeve të Komisionit, inflacioni në Bullgari pritet të bjerë në nivelin 1.8% deri në vitin 2026. Banka Qendrore Evropiane konfirmoi se vendi i përmbush tashmë katër kriteret kryesore të eurozonës: stabilitetin e çmimeve, financat publike të qëndrueshme, kursin e këmbimit të qëndrueshëm dhe normat e interesit afatgjatë.

Bullgaria, e cila është anëtare e BE-së që nga viti 2007, po ndjek gjurmët e Kroacisë, vendi i fundit që iu bashkua eurozonës më 1 janar 2023. Anëtarësimi në eurozonë do t’i japë Bullgarisë akses në politikat monetare të Bankës Qendrore Evropiane dhe do të rrisë mbështetjen financiare, duke reduktuar rreziqet monetare për vendin.

Përdorimi i euros pritet të sjellë përfitime të ndjeshme: uljen e normave të interesit për qeverinë dhe bizneset, eliminimin e rrezikut të këmbimit valutor dhe rritjen e besimit të investitorëve. Transaksionet ndërkufitare do të thjeshtohen, duke lehtësuar tregtinë dhe turizmin me shtetet e tjera të BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshkroi euron si “simbol të prekshëm të forcës dhe unitetit evropian”, ndërsa kryeministri bullgar Rossen Jeliazkov tha se ky është një moment historik për vendin. “Një ditë e jashtëzakonshme. Një hap tjetër përpara pas vitesh reformash dhe angazhimi,” shkroi ai në një postim në rrjetin social X.

Protesta dhe kundërshtime brenda vendit

Pavarësisht përparimeve, procesi i adoptimit të euros ka shkaktuar pakënaqësi dhe tensione në opinionin publik. Në qytete si Sofja janë mbajtur protesta, disa prej tyre edhe të dhunshme, kundër hyrjes në eurozonë. Sondazhet e fundit tregojnë se rreth gjysma e qytetarëve bullgarë kundërshtojnë këtë hap.

Partia opozitare pro-ruse “Vazrazhdane” ka qenë në ballë të protestave, duke argumentuar se miratimi i euros mund të dëmtojë ekonominë dhe kursimet e qytetarëve. “Nëse Bullgaria i bashkohet eurozonës, do të jetë si të hipësh në Titanik,” tha një protestues në Sofje.

Megjithatë, institucionet evropiane dhe qeveria bullgare mbeten të vendosura që procesi të ecë përpara, duke e parë euron si një hap kyç drejt konsolidimit ekonomik dhe politik të vendit brenda BE-së.

Related

Previous Post

NATO drejt rritjes së shpenzimeve për mbrojtje: Objektivi i ri, deri në 5% të PBB-së

Next Post

Aksioni “Qielli i thyer”, nga 30 ditë paraburgim për 22 të dyshuarit për drogë

Next Post
Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Pavlan të Pejës

Aksioni “Qielli i thyer”, nga 30 ditë paraburgim për 22 të dyshuarit për drogë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Trump: Armët amerikane do të dërgohen në Ukrainë përmes NATO-s

Trump: Armët amerikane do të dërgohen në Ukrainë përmes NATO-s

11/07/2025
Kryeministri Kurti merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

Kryeministri Kurti merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

11/07/2025
Fëmijët me autizëm në Kosovë pa mbështetje adekuate arsimore

Fëmijët me autizëm në Kosovë pa mbështetje adekuate arsimore

11/07/2025
Ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj fëmijëve të tij, një person në kërkim të Policisë

Ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj fëmijëve të tij, një person në kërkim të Policisë

11/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Trump: Armët amerikane do të dërgohen në Ukrainë përmes NATO-s

Trump: Armët amerikane do të dërgohen në Ukrainë përmes NATO-s

11/07/2025
Kryeministri Kurti merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

Kryeministri Kurti merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

11/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info