Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Cakolli: Afatet kushtetuese janë të qarta, zgjedhjet më së voni në fillim të janarit

Qendra Info by Qendra Info
05/11/2025
in Lajme
0
Gjykata supreme refuzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka bërë të ditur se mandatari i ri për kryeministër ka afat ligjor deri më 19 nëntor për ta paraqitur në Kuvend kabinetin dhe programin qeverisës, si dhe për të siguruar të paktën 61 vota për miratim.

Nëse ky proces nuk finalizohet me sukses deri në atë datë, më 20 nëntor Presidentja e Republikës së Kosovës duhet ta shpërndajë Kuvendin, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja parlamentare.

“Mandatari ka afat deri më 19 nëntor për ta dorëzuar kabinetin qeverisës dhe për të marrë votëbesimin në Kuvend. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë më 20 nëntor Presidentja e Kosovës është e obliguar ta shpërndajë Kuvendin, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja”, ka sqaruar Cakolli.

Sipas tij, Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton që zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes së tyre, ndërsa Ligji për Zgjedhjet i jep Presidentes deri në 10 ditë kohë për ta shpallur datën e zgjedhjeve nga momenti i shpërndarjes së Kuvendit.

Duke u bazuar në këto afate kushtetuese e ligjore, Cakolli ka vlerësuar se datat më të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 21 ose 28 dhjetori.

“Megjithatë, nëse procesi dështon më herët, zgjedhjet mund të mbahen edhe më 14 dhjetor. Në rast të vonesës në shpalljen e datës, ato mund të shtyhen deri më 4 janar”, ka shtuar ai.

Sipas analizave të KDI-së, vonesat në formimin e institucioneve të reja mund të ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe në proceset integruese të Kosovës, përfshirë raportet me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në rast të shpërndarjes së Kuvendit, vendi do të hyjë në periudhë tranzitore qeverisjeje, derisa të konstituohet legjislatura e re dhe të votohet qeveria pas zgjedhjeve.

Related

Previous Post

Mot i qëndrueshëm dhe me diell të mërkurën në Kosovë dhe rajon

Next Post

Mbrëmje tragjike në Tuzla – nëntë të vdekur nga flakët në shtëpinë e pleqve

Next Post
Mbrëmje tragjike në Tuzla – nëntë të vdekur nga flakët në shtëpinë e pleqve

Mbrëmje tragjike në Tuzla – nëntë të vdekur nga flakët në shtëpinë e pleqve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.