Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Çfarë dihet deri tani për bastisjet në Ministrinë e Pecit?

21/03/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
Çfarë dihet deri tani për bastisjet në Ministrinë e Pecit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Hetuesit e Policisë së Kosovës dje zbarkuan në Ministrinë e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Faton Peci. Pas disa orësh bastisje, Bedri Dobra, zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje është shoqëruar për në polici. Kurse prokuroria ka treguar arsyet e kësaj bastisje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka bërë me dije se bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë kanë të bëjnë me rastin e renovimit në objektin ku ndodheshin zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, i ka thënë gazetës Nacionales se hetimet kanë nisur pas dyshimeve mbi veprimet e disa zyrtarëve të Ministrisë në lidhje me renovimet në këtë objekt.

“Ju informoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 83 par. 1 të Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve të ngritura në opinionin publik për veprimet e disa zyrtarëve publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, tani nën menaxhimin e Ministrisë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes” – na tha ajo.

Prokuroria Speciale ka përmendur disa “zyrtarë publikë” të cilët dyshohen për tri vepra penale.

“Zyrtarët publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dyshohen se me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, nga neni 414, të KPRK-së; “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415, të KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, të KPRK-së”, ka thënë Kozmaqi për Nacionalen.

Pas prokurorisë, është lajmëruar edhe Bedri Dobra, zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje.

Në një sqarim në profilin e tij në “Facebook”, ka vlerësuar se ndaj tij është bërë një padrejtësi e madhe.

“Sot ka ndodhur një padrejtësi e madhe. Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme apo jo, por ajo që di me siguri është se storja që është transmetuar në televizion është e pavërtetë. Falënderoj institucionet, të cilat gjatë marrjes së intervistës kanë qenë shumë korrekte me mua dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin”, ka shkruar ai.

Dobra ka paralajmëruar se do të ndjek rrugët ligjore për padrejtësinë që i është bërë.

Megjithatë, ky sulm ndaj meje dhe familjes sime nuk mund të kalojë pa përgjigje. Do të ndjekim rrugët ligjore për të adresuar këtë situatë, si për shqetësimin në familje, ashtu edhe për dëmtimin e imazhit tim personal, për të cilin kam punuar me vite të tëra. Pres nga të gjitha mediat dhe portalet që të kërkojnë falje dhe të paraqesin të vërtetën ashtu siç është. Falënderoj të gjithë miqtë dhe shokët për mbështetjen dhe shqetësimin e tyre. Ministria tashmë e ka demantuar lajmin e pavërtetë me fakte në faqen e saj zyrtare. Unë mbetem gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim”, ka shkruar ai.

Deri me tani ministri Faton Peci nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me rastin.

Derisa hetuesit policorë bastisnin ministrin e tij, ai ka postuar një fotografi në profilin e tij në “Facebook” nga Babaj i Bokës në Gjakovë./Nacionale

Related

Previous Post

Xhavit Jashari: Lagjja Jashari ishte për homazhe dhe në varrimin e Haxhi Thaçit

Next Post

Hashim Thaci në Kosovë

Next Post
Hashim Thaci në Kosovë

Hashim Thaci në Kosovë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

30/06/2025
Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

30/06/2025
Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

30/06/2025
Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

30/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

30/06/2025
Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

30/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info