Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme në rrethanat aktuale politike.
Në një intervistë për emisionin Pressing në T7, Haradinaj tha se nuk ekziston më asnjë mundësi reale që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të krijojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.
“Qe gjashtë muaj më kanë çu njerëz, nuk kam pranu as me u taku. Nuk kemi asnjë arsye në këto rrethana me pa prap kryeministër Albin Kurtin. Nëse i kemi pas 100 vërejtje para 6 muajsh, sot i kemi 110,” deklaroi Haradinaj.
Ai theksoi se situata aktuale politike kërkon zgjidhje të shpejtë dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje para festave të fundvitit, për të rikthyer stabilitetin institucional dhe besimin e qytetarëve.