Në Kosovë pritet destabilizim i motit, me shtim lokal të vranësirave dhe paraqitje të reshjeve lokale të shiut.
Nuk përjashtohet mundësia që në disa zona të ketë edhe rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Megjithatë, reshjet nuk pritet të përfshijnë të gjitha viset e vendit.
Temperaturat do të shënojnë ulje, veçanërisht gjatë reshjeve dhe pas kalimit të tyre. Minimalet pritet të zbresin deri në 10°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë deri në 22°C.
Në përgjithësi, dita do të jetë më e freskët dhe me kushte të paqëndrueshme, me reshje që do të shfaqen në mënyrë lokale.

