Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Draft-raporti i PE-së: Viti 2025 “vit i humbur” për Kosovën për shkak të krizës politike

Qendra Info by Qendra Info
12/03/2026
in Lajme
0
BE: Përshëndesim zhvillimin e zgjedhjeve, të zbatohet shpejt rezultati
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një draft-raport vjetor i Parlamentit Evropian për Kosovën e cilëson vitin 2025 si një “vit të humbur”, për shkak të krizës së zgjatur politike dhe bllokimit institucional që shoqëroi vendin gjatë gjithë vitit.

Dokumenti, i hartuar nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përshëndet formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por shpreh shqetësim për dështimin e deputetëve për të zgjedhur një president të ri brenda afatit kushtetues.

Sipas draftit, kjo situatë rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje të reja, pasi mandatit të presidentes Vjosa Osmani i përfundon më 4 prill.

Bllokimi institucional gjatë vitit 2025

Raporti vëren se Kosova kaloi një pjesë të madhe të vitit me Kuvend jofunksional dhe Qeveri në detyrë, pasi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 nuk prodhuan një shumicë të qartë parlamentare.

Dështimi i partive për të arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë detyroi vendin të mbajë zgjedhje të reja në fund të vitit, më 28 dhjetor.

Megjithatë, edhe pas këtyre zgjedhjeve, mungesa e konsensusit për zgjedhjen e presidentit mund të çojë Kosovën në zgjedhje të treta brenda rreth një viti.

Dialogu me Serbinë mbeti pa rezultate

Në raport theksohet se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë joaktiv gjatë vitit 2025.

Sipas Terras, mungesa e një qeverie me mandat të plotë në Kosovë ndikoi drejtpërdrejt në stagnimin e procesit.

Ai thekson se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të rifillojë me energji të re dhe se normalizimi i marrëdhënieve mbetet element kyç për integrimin evropian të Kosovës.

Dokumenti rikujton rëndësinë e zbatimit të Brussels Agreement on the path to normalization, të arritur në vitin 2023, si dhe aneksit të dakorduar në Ohër.

Thirrje për hapa konkretë nga të dyja palët

Parlamenti Evropian kërkon nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë detyrimet e marra nga dialogu, përfshirë:

  • krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

  • heqjen dorë nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare nga ana e Serbisë

  • shmangien e veprimeve të njëanshme që mund të minojnë dialogun.

Po ashtu, raporti u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën të lëvizin drejt njohjes së saj, në mënyrë që vendi të përparojë në mënyrë të barabartë me kandidatët e tjerë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kërkesë për heqjen e plotë të masave të BE-së

Draft-raporti përshëndet vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen graduale të masave ndaj Kosovës që nga maji i vitit 2025, por kërkon që edhe masat e mbetura të hiqen sa më shpejt.

Sipas dokumentit, këto masa kanë pasur ndikim negativ në shoqërinë kosovare, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset e vogla dhe të mesme.

Drafti do të diskutohet më 17 mars në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), ndërsa më vonë gjatë vitit pritet të votohet në seancë plenare, ku do të marrë formën e një rezolute zyrtare të Parlamentit Evropian.Burimi:REL.

Related

Previous Post

Sot vendimi për imunitetin e Belinda Ballukut, Kuvendi voton dy raportet – PD paralajmëron protestë

Next Post

Champions League: Real Madrid mposht 3-0 Manchester Cityn, PSG “shuplakë” Chelseat – surprizon Bodo/Glimt

Next Post
Champions League: Real Madrid mposht 3-0 Manchester Cityn, PSG “shuplakë” Chelseat – surprizon Bodo/Glimt

Champions League: Real Madrid mposht 3-0 Manchester Cityn, PSG “shuplakë” Chelseat – surprizon Bodo/Glimt

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.