Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në selinë e saj në Prishtinë, ku ai u prit nga nënkryetarët Ardian Gjini dhe Besnik Tahiri, si dhe nga anëtari i kryesisë Daut Haradinaj.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e AAK-së vlerësuan lart kontributin e Ahmetit në proceset historike që kanë përshkuar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, duke theksuar rolin e tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon.
Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe më gjerë, ku u nënvizua nevoja për bashkëpunim dhe koordinim më të madh mes faktorëve politikë shqiptarë në të gjitha hapësirat ku jeton populli shqiptar, me synim rritjen e ndikimit dhe përfaqësimit në nivel rajonal.

