Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda në kryeqytet.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar nga njësitet e Stacionit Policor “Jugu” pas veprimeve operative dhe hetimore që çuan në identifikimin e të dyshuarve.
Të arrestuarit janë:
-
A.B., 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
-
A.M., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar nga organet e hetuesisë dhe më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

