E diela në Kosovë pritet të sjellë mot të këndshëm dhe relativisht të ngrohtë për këtë periudhë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1 deri në 6°C, ndërsa gjatë ditës pritet rritje e ndjeshme e temperaturave.
Maksimalet do të arrijnë deri në 20°C në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin deri në 22–23°C, duke i dhënë ditës një ndjesi tipike pranverore.

